Shqipëria e bashkuar e mira e Evropës së bashkuar
Vizita e fundit e kryeministrit shqiptar dr.Sali Berishës në Kosovë ishte ëmbëlsira më e mirë që iu bë këtij vendi pas pavarësisë së saj. Ishte një vizitë mjaft e mirë, mu ashtu sikur në shtëpinë e vet. Kjo vizitë kishte edhe surprizat e saj, sidomos me deklaratën e tij se shqiptarët andej dhe këndej gardhit janë një komb dhe kanë dy shtete dhe se në të ardhmen do të bashkohen në mes veti në kuadër të projektit të Bashkimit evropian. Ky ishte një qëndrim shumë burrëror dhe i qartë politikës ndërkombëtare. Por, kështu zgjati vetëm pak çaste, pas një reagimi të diplomatit të jashtëm rus Sergej Lavrov se KFOR-i dhe Bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojnë ndaj deklaratës së tij. Pas disa orësh, kryeministri shqiptar dr.Sali Berisha kishte balancuar qëndrimin e tij në selinë e KFOR-it në Prishtinë duke thënë se Lavrov nuk e kishte kuptuar drejt dhe se rusët nuk e kanë përkthyer mirë deklaratën e tij nga shqipja.
Kur kësaj i shtohet edhe sihariqi tjetër i Sali Berishës se shteti shqiptar tani për tani nuk e ka ndër mend të marrë pjesë në trupat e KFOR-it në Kosovë edhe pse është e drejtë e saj legjitime të participojë në misionet paqësore ndërkombëtare, atëherë del se kësaj ëmbëlsire në fund iu shtua një pikë gazë dhe krejt kjo vizitë të bënë të humb shijen e saj.
Nuk ka dyshim, se ky njeri tani është i vetmi politikan shqiptar që ka përkrahje të fortë politike, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe ndër shqiptarët e Malit të Zi. Pra, mund të thuhet se kjo figurë politike ka një karizëm dhe autoritet të madh ndër shumicën e shqiptarëve të kësaj hapësire. Këtë simpati dhe autoritet më herët e kishte i ndjeri dr.Ibrahim Rugova, presidenti historik dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës.
Por, çfarë mund të konkludohet pas këtyre dy gabimeve të kryeministrit shqiptarë në Prishtinë? Pas kësaj, përfundimisht politika shqiptare si në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Preshevë e gjetiu u pa se vuan nga sindromi i koncepteve servile dhe të “ndrojtura”. Politika shqiptare duhet të ketë koncepte të qarta, projekte të qarta në mënyrë që të na kuptojë bota çfarë themi dhe çfarë synojmë, e jo njëherë të pështyjmë dhe më pas ta lëpijmë. Politika e “rezervuar” shqiptare më në fund duhet të përfundojë, sepse kjo po krijon huti së pari ndër vetë shqiptarët, e të mos flasim në arenën ndërkombëtare.
Siç po dihet dhe po shihet elitat politike shqiptare ende nuk janë pjekur dhe aftësuar që për çështjet e tyre të vendosin vetë, e jo ta kenë një sy në Bruksel e një në Uashington.
Shtrohet pyetja, pse Shqipëria të mos merr pjesë në trupat e KFOR-it në Kosovë, kur ajo është anëtare e barabartë e NATO-së? Hapi i parë që duhet bërë ky shtet është mu ky mision paqësor në Kosovë, sepse ky vend ka nevojë për trupat shqiptare, sidomos në pjesën veriore të saj ku kemi një situatë shumë fragjile politike.
Mund t’i përkujtojmë pushtetarët shqiptarë, si në Shqipëri, Kosovë e gjetiu se para të bashkohemi në projektin e Evropës së bashkuar, a janë duke punuar mjaft në realizimin e projekteve të bashkimit ndër shqiptar? Njëzet vjet tranzicioni në Shqipëri dhe dhjetë vjet nga liria e Kosovës, këta politikanë shumë pak kanë punuar në projekte konkrete të përbashkëta e që janë të rëndësie të madhe për dy vendet. Hiç projektin e rrugës Durrës-Morinë, i cili vërtet është një projekt grandioz, sepse nuk mund të imagjinohet një komb i bashkuar pa arteriet e saj lëvizëse. Këto dy vende ende kanë probleme me rrymë, ujë të pijshëm, infrastrukturë jo të mirë, me një fjalë qytetari shqiptar ende nuk i ka prekur të gjitha të mirat e shtetit të vet. Qytetarët e këtyre dy vendeve kanë me mijëra probleme të pazgjidhura dhe nuk mund të krekosen këta politikan se kanë bërë namin në zgjidhjen e problemeve të tyre.
Pushtetarëve shqiptarë të dy vendeve mund t’i thuhet se populli shqiptarë andej dhe këndej është lodhur nga politika e tyre jo aq produktive dhe ai kërkon që të mos humbet më asnjë sekondë e çmueshme në drejtim të realizimit të projekteve të interesit të përbashkët, e që janë emergjente për këtë popull. Këta politikan nuk guxojnë të merren më me interesa të ngushta partiake dhe grupore, por përfundimisht t’i vjelin mangët e të punojnë në realizimin e sa më shumë projekteve të përbashkëta kombëtare, para se të inkuadrohemi në Evropën e bashkuar. Ka shumë segmente ku këto dy vende mund dhe duhet të punojnë bashkërisht, sidomos në realizimin e projekteve në sferën e shëndetësisë, arsimit, kulturës, sporti, ekonomisë, bujqësisë, etj.
Si mund të shpjegohet fakti, edhe pse kanë kaluar dhjetë vjet nga çlirimi i Kosovës nëpër spitalet e Kosovës nuk punon asnjë mjek nga Shqipëria që ka ndonjë reputacion në arenën ndërkombëtare? Dy milionë shqiptarë të Kosovës harxhojnë miliona euro nëpër spitalet e Maqedonisë dhe të Serbisë në mungesë të një projekti serioz të përbashkët shëndetësor shqiptar. Pse të mos kemi një spital të përbashkët shqiptar ku do të punonin mjekët më eminent të Kosovës, Shqipërisë, por edhe të huaj, që tu ofrojnë shërbime këtij populli?
Si mund të shpjegohet fakti tjetër që në universitetet e Kosovës të mos ketë kuadro të mjaftueshme dhe të afta nga Shqipëria, ose në mediumet publike, kulturore, sportive, etj? Si të shpjegohet kjo, se deri më tani ka mungesë të investimeve të ndonjë gjiganti të madh ekonomik shqiptar në Kosovë? Ose, anasjelltas, pse nga Kosova nuk ka investime në turizmin shqiptar, apo edhe në sferat e ndryshme bujqësore? Pse universitetet e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk bëjnë përzierjen e studentëve që të jenë gjysma nga Kosova dhe gjysma nga Shqipëria dhe anasjelltas? Kështu do të kemi edhe martesa të shumta në mes të rinjve të këtyre vendeve dhe padyshim se kjo do forconte edhe më shumë bashkimin tonë. Por, njëherësh do të kemi ngritje të nivelit akademik dhe intelektual të gjeneratave të reja. Pastaj, pse Leku shqiptar nuk përdoret dhe këmbehet si valutë zyrtare në Kosovë? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që mund t’u shtrohen këtyre politikanëve, të cilët deri më tani nuk kanë dhënë përgjigje adekuate.
Nuk mund të mohohet projekti i unifikimit të mediumet elektronike të dy vendeve, sidomos me lansimin e projektit të DIGJIALB. Por, pse nuk realizohet një projekt i përbashkët lidhur me unifikimin e mediumeve të shkruara? Elitat politika dhe intelektuale kanë më se nevojë të madhe për mediume me kritere të forta intelektuale. Punë e mirë është të kemi një kombëtare shqiptare, sepse vetëm kështu mund të arrijmë të garojmë në arenën ndërkombëtare të futbollit, sepse me copëza nuk shkohet përpara dhe nuk do të jemi në gjendje të përfaqësojmë as një mëhallë e lerë më një vend. Ka shumë sfera që pushtetarët e këtyre vendeve mund të punojnë bashkë, por deri më tani nuk kanë pasur vullnet të duhur dhe u ka munguar iniciativa. Kur të huajt shohin se vërtet kemi vullnet dhe jemi serioz të punojmë në projekte të ndryshme, atëherë ata jo që do të na pengojnë, por edhe do të na ndihmojnë.
Nuk ka dyshim se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete, por janë një komb i përbashkët, sepse kanë një gjuhë, kulturë, traditë, etj, dhe as ligji i natyrës nuk është kundër bashkimit të këtij populli. Por, ky bashkim së pari duhet të bëhet në mes veti, e më pastaj të futet në Evropën e bashkuar. Ky bashkim do të jetë i mundshëm vetëm atëherë kur të kryhen shumë projekte të nevojshme për këtë popull, sepse është i natyrshëm, i drejt, human dhe në fund të fundit Shqipëria e bashkuar është në dobi të zhvillimit të popullit të saj, paqes në rajon, është e mirë e Evropës së bashkuar dhe civilizimit të saj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin