Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese zhvilloi të enjten mbledhjen e saj të parë duke përcaktuar kalendarin e punës, pas më shumë se dy vjet bllokimi. Të 7 anëtarët e saj, nga të cilët 3 morën detyrën në ditët e fundit të vitit të shkuar, vendosën që “të caktojnë kalendarin e çështjeve për shqyrtim në seancë plenare dhe në Mbledhjen e Gjyqtarëve”. Mësohet se janë disa dhjetra çështje të depozituara në këtë Gjykatë, përgjatë kohës që ajo ishte jashtë funksionit. Por ato nuk do të gjykohen vetëm sipas “rendin kronologjik, por edhe natyrës dhe rëndësinë e tyre”.
Në fakt, Kushtetuesja do të duhet të marrë në shqyrtim të paktën disa dosje me një ngarkesë të theksuar politike. Gjykata, e cila mund të konsiderohet thuajse tërësisht e re për nga përbërja, duket se do të ekspozohet shumë shpejt ndaj trysnisë së palëve, të cilat janë përplasur ashpër këto dy vitet e fundit.
Në tryezat e 7 anëtarëve është çështja e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019, datë e dekretuar fillimisht nga Presidenti Ilir Meta, e më pas e anulluar prej tij, për të dekretuar si datë të re 15 Tetorin e po atij viti, por që nuk u mor në konsideratë nga Komisioni Qendror i Zjedhjeve. Për opozitën, e cila nuk mori pjesë, zgjedhjet ishin antikushtetuese, dhe ankimi në Gjykatë është bërë nga Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në emër të shoqëtës së Bashkive.
Një tjetër dosje e nxehtë është ajo e Teatrit Kombëtar, procedurave të ndjekura nga Qeveria që çuan më pas në prishjen e godinës me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për Teatrin Kombëtar janë dy ankimime.
Përplasja e fillim vitit 2019, mes presidentit Ilir Meta dhe Qeverisë për shkak të refuzimit për të dekretruar si ministër të Jashtëm propozimin e zotit Gent Cakaj, përfaqëson një tjetër “patate të nxehtë” në duart e anëtarëve të rinj të Gjykatës.
Ne mbledhjen e së enjtes, është vendosur gjithashtu që të nisë dhe “hartimi i rregullave procedurale administrative në funksion të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”. Gjykata është drejtuar këtë periudhë nga Vitore Tushe, si anëtarja më e vjetër, së cilës i ka mbaruar mandate. Në mbledhje u vendos megjithatë që ajo “të autorizohet për të vazhduar ushtrimin e kompetencave të Kryetarit deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit”./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri