LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri-Kosovë, marrëveshje mes Komiteteve Olimpike

Shqipëri-Kosovë, marrëveshje mes Komiteteve Olimpike

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë një marrëveshje që do të shtojë urat e bashkëpunimit mes dy anëve të kufirit.

Në prani të dy presidentëve respektivë, Viron Bezhani e Besim Hasani por edhe përfaqësuesve të Drejtorisë së Sporteve të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës e Federatave sportive dhe Komitetit Paralimpik të Kosovës, drejtuesit e dy institucioneve hodhën firmën në marrëveshjen e re.

Objektivi i bashkëpunimit mes dy komiteteve do të jetë shkëmbimi i eksperiencave, trajnimet e përbashkëta për sportistët e talentuar si dhe aplikimi i programeve të Edukimit Olimpik të trajnerëve.

Me rastin e kësaj marrëveshjeje, deri në datën 1 Nëntor në Prishtinë do të organizohet një kurs i posaçëm me administratorët sportivë dhe përfaqesues e stafe teknike te Federatave Sportive.


Bashkëpunimi institucional midis dy Komiteteve Olimpike do të shërbejë ne krijimin e kushteve dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore përgjatë rrugës se procesit të njohjes së Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombetar. /Tribuna/Telegrafi/