Presidenti i FC Prishtina, Rezmi Ejupi, kundër “të gjithëve”. Pranimi nga FIFA që Kosova mund të luajë ndeshje miqësore për të është thjesht “një dhuratë e vogël”, ndërkohë që ai është i bindur se si Shqipëria dhe Kosova janë ende në kohë për të qasur një politikë tjetër në lidhje me të ardhmen e përbashkët.
Mbi të gjitha për një vendim që ai e konsideron madhor, jo vetëm sportiv dhe politik. “Ne duhet të kemi vetëm një Kombëtare, vetëm një!”.
– Disa ditë më parë FIFA lejoi që Kosova të luajë ndeshje miqësore me disa kushte shumë të rëndësishme. Si e komentoni këtë vendim?
Nuk besoj se kemi fituar ndonjë gjë të madhe. Të luash miqësore në përgjithësi nuk ka ndonjë vlerë. Përpos kësaj, të luash pa simbole nuk më duket një vendim i drejtë.
Megjithatë, këto janë vendime jo vetëm sportive dhe unë personalisht e kuptoj se çfarë ndodh. Unë nuk isha dhe nuk jam i shqetësuar për pranimin e Kosovës në ambientet ndërkombëtare. Herët a vonë do të vijë një gjë e tillë. Unë jam i shqetësuar tjetërkund…
– Nuk dukeni entuziast. Një përfaqësim qoftë dhe miqësor a është gjithnjë i rëndësishëm?
Varet nga këndvështrimi. Ne mund të luajmë një ndeshje miqësore. Mund ta bëjmë me këdo nëse kemi para. Por më pas çfarë do të ndodhë? Askush nuk më jep një përgjigje në lidhje me këtë gjë.
Sot futbolli është biznes. Asnjë skuadër nuk luan një ndeshje miqësore nëse nuk paguhet. Kështu ndodh me të gjitha përfaqësueset. Por sërish nuk e shoh si një problem. Për mua është skandaloze fryma që po përcillet gjatë gjithë këtyre ditëve, sidomos në raportin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe bashkëpunimit.
– Kosova ka gjasa që të furnizohet me një tufë lojtarësh shumë cilësorë në momentin që do të ndërtojë një përfaqësuese të saj?
Logjika të dërgon në faktin që në momentin e pranimit, të gjithë lojtarët kosovarë që luajnë në përfaqësueset e tjera, përfshi dhe atë shqiptare, do të kenë mundësi zgjedhjeje të luajnë për Kosovën.
Qartësisht ata mund të duan të luajnë për atdheun e tyre. Kështu bënë edhe lojtarët e ish-Jugosllavisë në momentin e shpërbërjes.
Po bëhet një presion i madh, sidomos në Kosovë, që lojtarë si Xhaka apo ndonjë tjetër të vijnë më vonë për Kosovën.
I njëjti presion u bë nga opinioni edhe në Shqipëri. Duhet të jemi më të ftohtë. Ata nuk janë tradhtarë dhe nuk do të jenë.
Moralisht do të preferoja që këta lojtarë të liheshin të lirë në zgjedhje. Familjet e tyre dhe sidomos shtetet ku kanë jetuar dhe kanë punuar iu kanë dhënë disa shanse të mira për t’u zhvilluar. A është e moralshme që të ngrihemi një ditë dhe të pretendojmë se janë tanët! Jo, nuk besoj. Shqipëria dhe Kosova duhet të ndryshojnë strategjinë.
– Ju jeni për dy Kombëtare?
Kombëtarja është vetëm një, është Kombëtarja e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e Shqipërisë dhe e Kosovës, por kudo ku janë shqiptarët. Nëse duam që Shqipëria si koncept të jetë konkurruese në arenën ndërkombëtare duhet të kemi një Kombëtare.
– Pra, Kosova duhet të refuzojë përfaqësimin?
Kosova mund të ketë një Përfaqësuese? Ka aq shumë shqiptarë në Europë sa mund të bëjmë edhe 3 kombëtare. Nuk është qëllimi më vete të mbushim një ekip. Unë i shoh gjërat në parim.
Kosova është Shqipëri dhe kështu ka për të qenë gjithnjë, pavarësisht barrierave formale. Në këtë kuadër ne duhet të kemi një Kombëtare të fortë.
Por dhe Kosova të ketë një skuadër të sajën. Duhet pranuar që qendra e futbollit shqiptar kudo në botë është Tirana. Nga atje duhet të nisë projekti. Ne mund të ndajmë bashkë tregjet, klubet dhe interesat. Diaspora duhet të jetë e pranishme edhe në FSHF.
Duhet të nxisim të dy qeveritë të investohet më shumë dhe të prodhojmë vetë lojtarë të mirë dhe të aftë. Liga Shqiptare dhe Kosovare janë të dobëta. Ju e shikoni tanimë. Shumë lojtarë kosovarë po luajnë lirshëm në Shqipëri, megjithëse ekipet shqiptare janë të licencuara në Europë.
Nëse zhvillohemi “secila për kokë të saj” do të kemi 2 ekipe kombëtare të dobëta.
– FSHF duket se gjithsesi është munduar ta realizojë këtë gjë?
Patjetër që diçka ka bërë. Është investuar shumë për shqiptarët kudo që janë. Por në futboll gjërat duan kohë. Shqipëria më parë kishte detyrë të rriste imazhin e saj.
Shqipëria në futboll nuk ka qenë kurrë e njohur. Shqipëria në arenën ndërkombëtare filloi të njihej pasi mundi Greqinë me rezultatin 2-1 në 2004-ën. Ajo ishte pika e kthesës. Jo se mundëm Greqinë, por sepse mundëm një kampione Europe.
Kanë kaluar 10 vite dhe hapat janë të ngadaltë. Patjetër që do të jenë të ngadaltë. Prandaj duhen bashkuar forcat sepse nëse dhe Shqipëria e Kosova hedhin hapa për interes të vet, do të ketë më shumë shpenzime dhe më pak rezultate.
– Federata e Kosovës po insiston që të krijojë një skuadër përfaqësuese të niveleve të larta?
Në këtë stad nuk e bën dot kurrë. Dëgjoj nga të gjitha. Thonë që do të vijë Shaqiri në miqësore. Po si mund të vijë një lojtar i Bajernit që përfaqëson Zvicrën në miqësore me Kosovën?!
Marrim një detaj banal. Nëse ai dëmtohet atë ditë, kush e paguan?! Po kësisoj do të ndodhë besoj edhe në të ardhmen. Federata e Kosovës duhet të kërkojë pareshtur bashkëpunim me Shqipërinë, duhet të kërkojë partneritet, duhet ta ndihmojë çështjen kombëtare.
– Federata e Kosovës ka propozuar që mund të luhet një miqësore me Serbinë?
Serbia ende nuk i ka treguar Kosovës varret e atyre që janë vrarë në luftë. Nuk besoj se dikush e ka pasur këtë propozim seriozisht.
Vokrri është një ish-lojtar i madh i Partizanit të Beogradit dhe në Serbi e respektojnë dhe e duan shumë si ish-futbollist, por kjo nuk është arsye që ne të zbresim në fushë kundër tyre. Besoj se është humbje të diskutosh një gjë të tillë.
– Pse jeni kaq i bindur që bashkimi i tregut do të ofrojë një kombëtare më të fortë?
Nuk e thashë këtë. Thashë që prodhimi vendas do të jetë më i mirë nëse kemi një ligë të përbashkët. Ata që luajnë e janë rritur jashtë do të jenë të njëjtët.
Më të mirët do të vazhdojnë të zgjedhin përfaqësuese të tjera. Ata që mbeten do t’i ofrohen Shqipërisë dhe Kosovës. Synimi im është që ne të kemi produkt kombëtar të mirë, të fillojmë të shesim lojtarë, të konceptohemi si një, të prodhojmë e të zhvillojmë.
– A mund të bëhet kjo pa ndërhyrjen e qeverive?
Do patjetër vullnetin e tyre. Shqipëria sot, kudo qoftë, nuk ka ende një stadium për të luajtur. Ne flasim për yjet e futbollit botëror dhe për shkuarjen në një Europian. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![U dëshmua se është](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mbaapee-780x439.png)
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.png)
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/salah-6-780x439.jpg)
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re