LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri – Itali, shtije rekorde e biletave

Shqipëri – Itali, shtije rekorde e biletave

Rreth një javë më parë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e fundit të këtyre Eliminatore të Botërorit Rusi 2018, atë përballë Italisë që do të zhvillohet më 9 tetor në “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ndryshe nga të gjitha ndeshjet e tjera të rëndësishme të Kombëtares kuqezi, kjo përballje duket se i ka thyer edhe rekordet e mëparshme.

Rreth 2000 bileta janë shitur në kaq pak ditë, vetëm nëpërmjet blerjes online, ndërsa fizikisht në dyqanin e Federatës Shqiptare të Futbolli, biletat do të dalin në ditët në vazhdim, ende pa një datë të caktuar, ndërkohë që ka filluar shpërndarja e biletave të prenotuara.


Ndoshta shanset sportive të përfaqësueses sonë për të marrë rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit, me Spanjën në transfertë dhe me Italinë në shtëpi, janë thuajse 0, megjithatë është kthyer në një traditë e tifozërisë shqiptare interesimi shumë i madh për përfaqësuesen në rast se kundërshtari është i një niveli të lartë, shkruan Top-Channel.

Italia që mbetet ende në kërkim të sigurimit të vendit të dytë në grup, matematikisht, është një ndër skuadrat me më shumë tifoz në vendin tonë dhe jo më kot interesimi për këtë përballje është në nivele shumë të larta.

Gjithashtu pritet në ditët në vazhdim të fillojë shitja edhe në biletarinë pranë stadiumit në Shkodër, ku do të zhvillohet kjo ndeshje, si e vetmja pikë së bashku me atë në Tiranë ku mund të sigurohen biletat fizikisht.

Stadiumi “Loro Boriçi” ka një kapacitet prej 16.000 vendesh, ku një pjesë e këtyre biletave prej 5% i takon tifozëve italian. Nëse nga ndeshja e fundit Shqipëri-Itali nuk dihet se çfarë mund të ndodh, një gjë është e sigurt, në stadium nuk do të ketë asnjë vend bosh.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Sport vendor
Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Premier League
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori