LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, 6 të vdekur dhe 697 raste të reja me COVID-19

Shqipëri, 6 të vdekur dhe 697 raste të reja me COVID-19
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri thotë se në 24 orët e fundit  gjashtë pacientë kanë humbur jetën, ndërkohë janë konfirmuar edhe 697 raste të reja me Covid-19.

Autoritetet teksa bëjnë bilancin konfirmojnë se numri i të shtruarve në katër spitalet Covid ka shkuar në 260, ku 19 prej tyre janë në terapi intensive dhe tre të tjerë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:


202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastër, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh, nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastër, Himarë, Cerrik, Këlcyrë.

Po ashtu, brenda ditës, betejën me sëmundjen e kanë fituar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,535 që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket situatës në spitale, aktualisht po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Nuk kanë mundur që të mbijetojnë: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-84 vjeç.

COVID-19 – Statistika (07 Janar 2021)
Raste të reja ditore 697
Të shëruar në 24 orë 433
Të shtruar në spitale 260
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3,668

Testime totale 280,381
Raste pozitive 61,705
Raste të shëruara 36,535
Raste Aktive 23,947
Humbje jete 1223

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13857
Fier 1743
Shkodër 1309
Durrës 1238
Vlorë 960
Lezhë 958
Korçë 881
Elbasan 851
Berat 776
Dibër 515
Gjirokastër 457
Kukës 402.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori