Pas rritjes së papritur të infektimeve me virusin Corona, autoritetet në Maqedoninë e Veriut kërkojnë më shumë disiplinë nga qytetarët që gjendja të mbetet nën kontroll.
Komisioni për Sëmundjet Infektive në Maqedoninë e Veriut kërkon nga qeveria marrjen e masave për parandalimin e valës së virusit Corona dhe luftimin me efikasitet të përhapjes së tij. Propozimet e Komisionit janë për masën e ndalimit të qarkullimit nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit për qytetet Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip. Në Maqedoninë e Veriut tre ditë me radhë numri i të infektuarve me virusin Covid-19 është mbi 100 vetë. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vend është 3.152 vetë, ndërkohë që 156 persona kanë vdekur. Numri më i madh i të sëmurëve – 1.332 pacientë – janë diagnostikuar në Shkup, ndërsa numri i rasteve aktive është 720.
Maqedonia e Veriut po përballet me një valë të dytë të virusit Corona si rezultat i mosrespektimit të masave të marra, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kur u regjistrua rekordi prej 180 rasteve të reja të Covid-19. Sipas tij mosrespektimi i masave të mbrojtjes e solli këtë valë të dytë të virusit në vend. Ai theksoi se analiza e grupimeve tregoi, se pothuajse të gjitha rastet e reja janë të lidhura me ndonjë formë të mbledhjes apo festimeve në periudhën 23, 24 dhe 25 maj, ose saktësisht dy javë më parë, siç tregohet nga një analizë e hollësishme në pyetësorët epidemiologjikë. “Mosrespektimi i masave na çoi në këtë valë të re. Analiza gjatë shtatë ditëve të fundit tregoi se ne kemi arritur t’i mbajmë pikat e nxehta brenda njësive territoriale, gjegjësisht që nuk ka përhapje domethënëse jashtë tyre. Një nga dilemat që është shfaqur është përhapja në komunat e tjera në Shkup jashtë krizave fillestare Çair, Saraj, Gazi Babë dhe Butel dhe kjo pritet, sepse Shkupi funksionon si një tërësi dhe shumë nga këto raste të reja në komunat e tjera janë gjithashtu rezultat i tubimeve familjare nga e njëjta periudhë”, ka thënë Filipçe.
Filipçe: Disiplina do të na kthejë në normalitet
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat, sepse çdo shkelje duhet të zbulohet dhe sanksionohet. “Virusi është këtu, ai mbetet, ne duhet të mësojmë të jetojmë me të. Në fakt, e gjithë bota vazhdon të jetojë me virusin, dhe këto masa parandaluese janë praktikisht universale dhe bazohen në të njëjtat parime- mbajtja e maskës, ruajtja e distancës fizike, higjiena, dezinfektimi. Vetëm duke iu përmbajtur këtyre parimeve, ne mund t’i japim fund epidemisë. Disiplina e qytetarëve, përgjegjësia personale, kolektive së shpejti do të na rikthejë në normalizimin e jetës sonë”, është shprehur Filipçe.
Rritja e numrit të të infektuarve me virusin Corona në Maqedoninë e Veriut ka shqetësuar të gjithë opinionin në vend. Drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Sefanoviq shprehet e shqetësuar. “Unë punoj në klinikë dhe normalisht më frikëson numri i të infektuarve dhe personat që janë të sëmurë rëndë. Kjo kërkon nevojën për një sistem shëndetësor gjithëpërfshirës për mjekët, personelin shëndetësor dhe hapësirë”, vlerëson Stefanoviç.
Partitë ende debatojnë për datën e zgjedhjeve parlamentare
Gjendja e jashtëzakonshme, e katërta me radhë, skadon të shtunën më 14 qershor. Nëse Qeveria do të kërkojë vazhdim, duhet të dihet deri të premten. Nga zhvillimi i përhapjes së pandemisë varet, nëse gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdohet apo jo. Sipas zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani nga gjendja e jashtëzakonshme do të varet edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai ka përsëritur qëndrimin e BDI-së që bazohet në dy parime themelore; i pari është se shëndeti i qytetarëve është para cilitdo proces tjetër shoqëror dhe i dyti se konsensusi është i rëndësishëm për mbajtjen e zgjedhjeve, ka thënë Osmani. “Duhet të presim deri të premten kur përfundon gjendja e jashtëzakonshme në mënyrë që të bëjmë analizë të trendeve, ta shohim mendimin e Komisionit dhe në bazë të asaj ta sjellim vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme do të ndikojë drejtpërdrejtë në zgjedhje”, ka thënë Osmani.
Partia opozitare, VMRO-DPMNE është shprehur, se në këtë moment me rëndësi është që shteti të përkushtohet dhe ta tejkalojë krizën me Coronavirusin, e cila po eskalon në përmasa të mëdha. Sipas opozitës, zgjedhjet duhet të jenë në plan të dytë në këto kohë.
LSDM-ja në qeverisje është shprehur e gatshme për zgjedhje më 5 korrik, me qëllim që shteti të fitojë institucione funksionale, e me atë e edhe përballje më efikase me pandeminë./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet