LAJMI I FUNDIT:

Shputat tepër të mëdha për automjet

Shputat tepër të mëdha për automjet

Një gjerman ka fituar dëmshpërblim të ndershëm pasi që ka paditur Volvon, i cili, siç vlerëson gjykata, nuk ka menduar për njerëzit me shputa të mëdha gjatë përpunimit të Volvos së re C70, prandaj për këtë është dashur të paguajë.

Prodhuesi suedez i automjeteve Volvo duhet të paguajë dëmshpërblim një mashkulli i cili pohon se shputat e tij janë tepër të mëdha për të mundur të përdorë si duhet pedalin e gazit në automjetin e tij të ri.

Gjykatësi në qytetin gjerman Wiesloch ka vendosur që Volvo është dashur të mendojë edhe për njerëzit me shputa të mëdha të këmbës. Në fakt, Michael Herzog i cili ka fituar dëmshpërblimin mban numrin e këpucëve 46, që nuk është edhe ndonjë madhësi jashtëserike.

Michael Herzog i ka dorëzuar ankesën gjyqit në të cilën thuhet se hapësira rreth pedalit të gazit në Volvon C70 kupe është tepër e ngushtë për shputat e tij.


Gjykata ka vendosur që shputat e tij nuk janë anormale të mëdha dhe se shpërndarësi i automjeteve të Volvos i ka borxh t’i paguajë atij pesë për qind të vlerës së automjetit.

Nën mbikëqyrjen e gjyqit Herzog ka marrë prapa 1.720 euro për të blerë këpucë speciale me të cilat mund të vozis automjetin e tij normalisht.