Në kohën kur Shqipëria shënon rritje të numrit të viktimave nga virusi, në Tiranë mbërritën 15. 210 vaksina të BioNTech&Pfizer. Autoritetet theksojnë, se situata është e rënduar, por nën kontroll.
Procesi i vaksinimit të popullsisë filloi në mes të janarit të kaluar me ekipet e mjekëve dhe infermierëve në spitalet anti-Covid, ato në shërbimet e urgjencës dhe po vijon sipas strategjisë së autoriteteve shëndetësore me segmentet e moshuara të popullsisë. Kryeministri Edi Rama, që priti në aeroport sasinë e sapombërritur të vaksinave, njoftoi ardhjen së shpejti të dërgesave të tjera. “Nga BioNTech%Pfizer mbërrijnë në Prill, 30 mijë doza të tjera . Kemi të konfirmuara ndërkohë 4 mijë dozat e para nga Covax për të mundësuar vaksinimin intensiv të popullsisë dhe thyer zinxhirin e infektimit”, u shpreh kryeministri Rama.
Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bënë me dije për DW, se Shqipëria ka nënshkruar me COVAX, një marrëveshje për 1.114.000 ( një milionë e njëqind e katërmbëdhjetë mijë) doza vaksinash, të parapaguara me me një fond prej 3,9 milionë dollarë. Përtej marrëveshjeve direkte me BioNTech & Phiser dhe COVAX Shqipëria ka arritur edhe marrëveshje dy palëshe me prodhues të tjerë të vaksinave anti-Covid -19, që kanë kaluar filtrin e rregullatorëve striktë si Food and Drug Administration,( FDA) dhe European Medicine Agency, (EMA)
Autoritetet shëndetësore: Situatë e rënduar, por nën kontroll
Mbërritja të hënën e 15. 210 vaksinave anti-Covid përkon në kohë me një rëndim të situatës së epidemisë në Shqipëri, të karakterizuar nga prekja e moshave të reja. Muaji shkurt u mbyll me një numër rekord infektimesh të reja dhe viktimash që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar. Gjatë shkurtit humbën jetën 423 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 1. 816, shifër kjo e konsiderueshme për popullsinë prej 2.8 milion banorësh të Shqipërisë. Grafiku i rritjes së numrit të viktimave në 24 orë ka vazhduar edhe në ditën e parë të muajit mars, ku humbën jetën 20 persona të moshës nga 48-85 vjeç.
Sipas autoriteteve shëndetësore 56% e numrit total të infektimeve i përkasin moshës nën 50 vjeç, nga të cilat 19 % grupmoshës 30 deri 39 vjeç. Mes viktimave në muajin shkurt ka patur edhe persona nën moshën 18 vjeç, vatrat e nxehta, të cilësuara “të kuqe”, janë zgjeruar duke përfshirë përveç Tiranës edhe Fierin, Durrësin, Vlorën, Shkodrën, Lezhën, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Korçën. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në të gjithë vendin ka raste pozitive. Në Shqipëri rezultojnë rreth 108 mijë raste pozitive, ndër të cilat rreth 36 mijë janë aktive.
Situata në spitalet anti-Covid në Tiranë dhe ato rajonale paraqitet e rënduar. Autoritetet shëndetësore pohojnë se ka një shtim të konsiderueshëm pacientësh që kanë arritur mbi 660 vetë, ndër të cilët 43 janë në terapi intensive dhe 11 të intubuar.
Megjithë grafikun në rritje të rasteve të reja pozitive dhe të viktimave në 24 orë, autoritetet shëndetësore e konsiderojnë situatën nën kontroll. Një takim i paralajmëruar për të hënën, (1.03) i Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk u zhvillua. Sipas autoriteteve shëndetësore masat e deritanishme kufizuese kanë dhënë rezultate pozitive pasi të dhënat e sipër përmendura konsiderohen në kufijtë ekstremë të normës dhe situata është ende e përballueshme. Fillimi i pranverës jep shpresa për uljen e virulencës pasi moti pritet të ngrohet, arsyetojnë autoritetet.
Por shqetësimi për kohë të vështira mbetet i pranishëm. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë që nëse nuk arrihet imunizimi masiv i popullsisë deri në vjeshtën e këtij viti përmes intensifikimit të vaksinimit, masat kufizuese, që pritet të zbuten në muajt e pranverës dhe të verës do të rivendosen. Synimi është thyerja dhe rënia drastike e zinxhirit të infektimeve të reja për të krijuar kushtet që Shqipëria të jetë e hapur gjatë sezonit turistik verë 2021./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit