LAJMI I FUNDIT:

Shpikja më pikëlluese në botë? (Video)

Shpikja më pikëlluese në botë? (Video)

Nuk është kurrfarë sekreti se njerëzit, përkundër lidhjes gjithnjë e më të madhe, ndjehen gjithnjë e më të vetmuar. Disa këtë problem e tejkalojnë me mënyra tradicionale, ndërsa të tjerët vendosin për shpikje të cilat ndoshta përgjigjen në një pyetje, por shtrojnë mijëra tjera të reja.

Në shpikje të tilla me siguri bën pjesë edhe Sense-Roid, një aparat i cili i mundëson pronarit ta përqafojë vetë veten. Edhe pse duhet ta pranojmë se Sense-Roid është një shpikje me koncept interesant, edhe më interesante është ekzistenca për një aparati të tillë.

Dikur ishte e mjaftueshme të gjeje shoqëri, por duket se ekziston treg i uritur për zgjidhje tjera. Ndoshta përqafimet e të tjerëve nuk mjaftojnë. Ndoshta dikush ka nevojë për një përqafim në rehatinë dhe privatësinë e shtëpisë së vet. Pa marrë parasysh motivet për këtë shpikje, shpresojmë se ndoshta dikë do ta bëjë të lumtur pasi vetë ky aparat disi duket pikëllues.

Aspak më “happy” nuk është as videoja e cila përshkruan se si funksionon ky aparat. Sqarimi i thjeshtë është se ekziston një jelek të cilin e veshë njeriu dhe një jelek tjetër i cili i vishet një kukulle.


Kur dëshironi të përqafoni veten, ju e përqafoni kukullën, ndërsa jeleku i kukullës impulset që i merr i përcjellë në jelekun tuaj dhe kështu gjithçka “ndien” kukulla do të ndieni edhe ju. Nëse dëshironi përshkrim më të detajuar ose ju intereson se si duket ky aparat në aksion, shikojeni videon: /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Fun
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Zbukurimi nuk iu shkoi si duhet, përfunduan më të shëmtuara (Foto)

Zbukurimi nuk iu shkoi si duhet, përfunduan më të shëmtuara (Foto)

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Interesante
Kalo në kategori