LAJMI I FUNDIT:

“Shpic” këpucët hit në Meksikë

“Shpic” këpucët hit në Meksikë

Në fshatrat në veri të Meksikos të rinjtë po mbathin këpucë të pazakonta të cilat i ngjajnë këpucëve të klounëve të pallateve mbretërorë. Këto këpucë janë bërë hit dhe duhet t’i kesh patjetër.

Këpucëtari Dario Calderon tregoi se si një burrë erdhi në punëtorinë e tij me një fotografi të këpucëve me maje dhe kërkoi që t’ia punonte një palë të tilla, por me maje edhe më të gjatë. Burri tha se këpucët në fotografi kishin “shpicin” deri në 60 centimetra, ndërsa ai dëshironte që maja e këpucëve të arrinte gjatësinë deri në 90 centimetra.

Pasi i punoi, Claderon thotë se erdhën djem tjerë për të porositur këpucë të tilla. Së bashku me këpucët, lindi edhe muzika me të cilën vallëzohet me “shpicat”. “Tribal gaurachero” është kombinim i muzikës spanjolle me ritmet afrikane, kolumbiane dhe house muzikës moderne.


Në fshatin Atehuala, ekipet e burrave garojnë në vallëzim për një shpërblimi prej 50 deri në 100 euro. “Vallëzojmë sikur kur i trazojmë pulat. Në fakt i tërë vallëzimi është vetëm hapa pa lidhje”, tha Jorge Chavez (16 vjeçar) i cili merr pjesë rregullisht me grupin e tij Los Aliados. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
I mori numrin e telefonit në etiketën e bagazhit të saj fshehurazi, amerikanja tregon mesazhin e çuditshëm që mori nga një i panjohur

I mori numrin e telefonit në etiketën e bagazhit të saj fshehurazi, amerikanja tregon mesazhin e çuditshëm që mori nga një i panjohur

Interesante
Pamje që zbulojnë arratisjen e guximshme të ngjalës nga stomaku i 'grabitqarit'

Pamje që zbulojnë arratisjen e guximshme të ngjalës nga stomaku i 'grabitqarit'

Interesante
Vetëm njerëzit me shikim të mprehtë mund ta dallojnë yllin me katër cepa në mesin e shumë të tjerëve

Vetëm njerëzit me shikim të mprehtë mund ta dallojnë yllin me katër cepa në mesin e shumë të tjerëve

Interesante
Kalo në kategori