LAJMI I FUNDIT:

I shpëtojnë vdekjes së sigurt derisa po kalonin binarët e trenit (Video)

I shpëtojnë vdekjes së sigurt derisa po kalonin binarët e trenit (Video)

Dy burra i kanë shpëtuar vdekjes së sigurt, derisa po kalonin binarët pranë tyre vjen një tren me shpejtësi të madhe.

Një video e postuar në internet që është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një stacion të trenave në qytetin Otrokovice të Çekisë, shfaq momentin kur dy burra derisa po tentonin të kalonin binarët e trenit, pranë tyre kalon një tren me shpejtësi marramendëse, transmeton Telegrafi.

Por është interesant fakti, se si dy burrat fluturojnë pothuajse mbi dy metra në ajër, nga era e fortë e krijuar nga forca shtytëse e trenit.


Fatmirësisht që të dy kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, edhe pse shumë njerëz të cilët kanë komentuar këtë video mendojnë se ata janë rikthyer nga vdekja. /Telegrafi/