LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në një shtëpi në Pejë

Shpërthim në një shtëpi në Pejë

Policia e Kosovës bëri të ditur se një person ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij ka ndodhur një shpërthim.

Rasti ka ndodhur të martën në Pejë, në ora 22:25.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në veturën e viktimës, e cila ishte e parkuar në oborr.


Nuk raportohet për të lënduar, përderisa  rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/