LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen makina në Gramsh, dy të plagosur

Shpërthen makina në Gramsh, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur pasditen e së dielës në Gramsh, pasi makina me të cilën po udhëtonin ka shpërthyer.

Personat e lënduar janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhile Liçi”, në unazën e qytetit. Mjeti tip Ford Focus ka shpërthyer në ecje. Në momentin e shpërthimit, në automjet kanë qenë dy vëllezërit Algert dhe Erald Mine.


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, automjeti tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori