LAJMI I FUNDIT:

Shpenzon 1.000 dollarë në javë për birra

Shpenzon 1.000 dollarë në javë për birra

Australiani, i dënuar shtatë herë më parë, është kapur prapë i dehur në timon. Ai ka shpenzuar 1.000 dollarë australianë (rreth 610 euro) në javë në birra, që kanë mjaftuar të pijë mbi 2.500 boca të birrave të vogla në muaj.

Punëtori i ndërtimtarisë me zemër të thyer ka filluar të shuajë dhimbjen e tij me alkool para pesë vjetësh kur e ka braktisur gruaja, ka thënë avokati i tij gjatë gjykimit.

Gjykata, megjithatë, Michael Learyn, babën e katër fëmijëve, nuk e ka dërguar në burg sepse e ka ndërprerë pijen që kur është arrestuar për herë të fundit, por ia ka ndaluar blerjen e madje edhe mbajtjen e birrës në dorë.

Gjykata ka bërë shaka me birrën e preferuar të Learyt, Melbourne Bitter, të cilën ai e ka pirë në një pjesë të Australisë ku njerëzit i janë besnik birrës lokale njëjtë sikur edhe klubit të futbollit.


"Ky është krim në dy baza – pirje dhe zhytje në Melbourne Bitter", ka thënë gjykatësi Vince Luppino.