Pas rënies së ish luftëtarëve të ish-UÇK-së në Kumanovë, dilema se a duhet të shpallen ata heronj apo jo, është diskutuar edhe në studion e Info Magazine në Klan Kosova, ku të ftuar ishin: analisti Shpend Kursani dhe Shkumbin Demaliaj - ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së.
Kursani ka thënë se kosovarët e rënë në Kumanovë nuk duhet të nderohen me ceremoni shtetërore, sepse kjo do të jepte sinjalin se Kosova qëndronte prapa tyre.
“Nëse të rënët nderohen, do të ishte ngacmim diplomatik. Do të shihej sikur një përkrahje indirekte e Kosovës për konfliktin në Kumanovë. Nëse nderohen për veprimet në Kumanovë, do të ishte sinjal që Kosova i ka dërguar atje. Shkuarja e tyre në Maqedoni ishte vullneti i tyre. Kosova nuk ju qëndron prapa”.
Mirëpo, krejt ndryshe ka deklaruar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj, transmeton Klan Kosova.
“Të rënët e Kumanovës duhet të shpallen heronj. Kosova u ka shumë borxh këtyre djemve. Duhet të krijohet sa më parë një komision i cili do t’i shpallë heronj. Kosovarët nuk morën pjesë në një luftë të huaj, por në luftën për shqiptarët”, tha ai.
Statusi i të rënëve në Kumanovë nuk ishte dilema e vetme e të ftuarve. Kursani dhe Demaliaj kishin mospajtime sa i përket çështjes se nëse ish-luftëtarët e UÇK-së ishin manipuluar ose jo.
“Luftëtarët në Kumanovë ishin të manipuluar”, ka thënë Kursani.
Ndërkaq, Demaliaj ka konsideruar se diçka tjetër i shtyu ata të luftojnë në Kumanovë.
“Duke i njohur për nga afër Beg Rizajn, Mirsad Ndrecajn dhe Xhafë Zymberin, ata nuk kanë mundur të manipulohen. Dashuria e tyre ndaj atdheut i bëri të shkojnë atje, e jo ndonjë forcë manipuluese”. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

Media britanike Independent sygjeron Shqipërinë si një ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame