Sot është mbajtur takimi përmbyllës me përfaqësuesit e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN) dhe atyre të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), në të cilin është shpalosur Plani i Reformës së ATK-së për periudhën 2019-2021.
Në këtë takim, siç njofton ATK përmes një komunikatë për media, ishin prezent edhe përfaqësuesit e donatorëve të cilët mbështesin ATK-në.
Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, me këtë rast tha se aktivitetet e përbashkëta me FMN-në i kanë shërbyer që të njohin më mirë gjendjen e përgjithshme të përmbushjes tatimore, sfidat dhe pengesat, të caktojmë objektivat dhe prioritetet.
“…Pastaj të rendisim aktivitetet drejt funksionimit si një institucion modern, i avancuar, profesional dhe i krahasueshëm me administratat tatimore moderne. Ne emër të ATK-së falënderoj FMN-në dhe gjithë donatorët për kontributin e dhënë në progresin tonë”, citohet të ketë thënë Imeri.
ATK tutje në komunikatën e saj, thotë se bashkëpunimi dhe shfrytëzimi i përvojave dhe ekspertizave të ekspertëve të FMN-së dhe institucioneve tjera ka sjellë progres të vazhdueshëm në këtë administratë.
“Kjo ka ndodhur edhe gjatë këtyre ditëve, nga data 25 Korrik deri 7 Gusht 2018, me punën e përbashkët të ekipit të menaxhues të ATK-së dhe misionit të FMN-së. Pikënisje për këtë reforme janë raportet dhe analizat që kanë qenë bazë e mirë për hartimin e një plani të veprimit për reforma 2019-2021: Anketa me tatimpagues për vitin 2017 (GIZ); Raporti “Doing Business” 2017/2018 (BB); Raporti diagnostikues TADAT për performancën ATK (FMN); Raporti monitorues i FMN-së; Raporti i Progresit (KE); Raporte të brendshme, analiza për të hyrat, shërbimet e TI dhe të arriturat tjera në ATK”, thuhet në komunikatën për media.
Aty bëhet e ditur se dokumenti që u prezantua sot, është një sfidë e veçantë e ATK-së për zhvillimet e ardhshme, është plani i një reforme të thellë, e cila do të jetë në interes edhe të Qeverisë së Kosovës dhe mbi të gjitha për tatimpaguesit.
Në takim ishin edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, GIZ dhe Ambasada e Britanisë së Madhe, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të përkrahur zbatimin e kësaj reforme.
FMN e ka mbështetur ATK-në që nga themelimi i saj në zhvillimin dhe implementimin e shumë projekteve, të cilat kanë ndihmuar realizimin e objektivave të administratës tatimore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri