LAJMI I FUNDIT:

Shpallet gënjeshtari më i madh në botë

Shpallet gënjeshtari më i madh në botë

Është gjetur edhe gënjeshtari më i madh në botë. Mike Naylor, 59 vjeçari nga Anglia ka fituar çmimin “prestigjioz” gjatë garës së këtij viti “Gënjeshtari më i Madh në Botë (World’s Biggest Liar)”.

Metro shkruan që gara, e cila është mbajtur në Bridge Inn në Umbrian Perëndimore, mbledh njerëzit që të tregojnë ngjarjet më të gjata dhe më qesharake para publikut dhe jurisë pa pasur ndonjë gjë të shkruar.

Mike ka fituar çmimin kryesor duke treguar historinë e tij të jashtëzakonshme se si ai e ka zbuluar prejardhjen e tij mbretërore dhe kishte udhëtuar edhe në pallatin mbretëror Buckingham Palace, përcjell koha.net.

Madje para garës ai ka rruar kokën e tij, që të duket sa më mbretëror.


Ai është shprehur i befasuar që arrit i ta fitojë këtë garë, pasi ishte një konkurrencë shumë e fortë.