Shovinizmi serb
Fitorja e partive radikale në Serbi edhe një herë ka dëshmuar se shovinizmi serb kundrejt popullit shqiptar nuk ka përfunduar me Milosheviqin, ashtu siç nuk kishte filluar me të. Shovinizmi ka qenë gjithmonë bazamenti i platformave dhe veprimeve politike të pushteteve në Serbi. Elitat politike dhe akademike serbe në shekujt e kaluar, kanë hartuar programe shoviniste për kolonizimin, shpërnguljen dhe shfarosjen e shqiptarëve në tokat e tyre autoktone.
Veprimet gjenocidale serbe në periudha të ndryshme janë zbatuar në shkallë të ndryshme. Edhe sot këto plane famëkeqe po zbatohen në forma më të sofistikuara në Luginë të Preshevës dhe në veri të Kosovës.
Fitorja e Tomislav Nikoliqit tregon qartazi se strukturat shoqërore serbe akoma e përkrahin vazhdimin e politikës se vjetër serbomadhe. Retorika e presidentit të ri serb është shumë e ngjashme me atë të Milosheviqit. Nikoliqi, sikurse paraardhësi i tij, po i përdorë mitet nga historiografia e tyre, për të përligjur planet e tij të errëta për Kosovën. Liderët politikë dhe fetarë serbë janë të prirë që Kosovën ta quajnë “vend të shenjtë” të tyre, duke u thirrur nga “beteja vendimtare” e Kosovës, nga kujtesa e “bërthamës” së mbretërisë së tyre mesjetare dhe nga “trashëgimia kulturore” (kishat dhe manastiret) e asaj kohe, mite të cilat si të tilla janë manipuluar për qëllime politike.
Në çdo përvjetor të betejës së Kosovës, serbët organizojnë tubime nacionaliste në Kosovë. Edhe këtë vit grupe të ndryshme çetnike erdhën pa ndonjë vështirësi të madhe në Gazimestan. Disa grupe të tjera serbe në Merdarë sulmuan me objekte të forta policinë tonë, me ç’rast mbetën të plagosur dhjetëra policë.
Të gjithë e dinin që serbët e organizuar do të përdorin dhunë dhe retorikë që nxitë urrejtje, prandaj Qeveria nuk do të duhej që t’i lejonte këto grupe serbe të hynin në shtetin tonë. Çdo mosveprim institucional në këto rrethana është shkelje e Kushtetutës dhe e ligjeve. Meqë serbët gjithherë po hyjnë në vendin tonë dhe asnjëherë nuk po ndëshkohen nga organet e drejtësisë për veprimet e tyre në këto manifestime, ata do të vijnë përsëri në vitin tjetër me planet dhe qëllimet e njëjta.
Pak kohë më parë, në një ceremoni të xhandarmërisë serbe kemi parë se si u bë betimi i komandantit të ri të këtij formacioni policor famëkeq. I gjithë teksti i betimit ishte bërë duke u bazuar në mitin e origjinës së shtetit serb.
Nuk është hera e parë që pas përfundimit të luftës, forcat policore dhe ushtarake serbe kërcënojnë vendin tonë në mënyrë indirekte dhe direkte. Janë pikërisht forcat e xhandarmërisë serbe të cilat jo rrallë herë kanë hyrë në territorin tonë dhe kanë krijuar frikë te banorët që jetojnë në fshatrat afër kufirit me Serbinë. Rasti i fundit që këto forca policore e shkelën tokën tonë ndodhi me kidnapimin e policëve tanë kufitarë.
Dihet që shovinizmin përveç politikanëve dhe ushtarakëve e përkrah edhe Kisha Ortodokse e Serbisë. Përfaqësuesit e kësaj kishe, duke u thirrur në mitin e trashëgimisë kulturore, deklarojnë kohë pas kohë se do të bëjnë gjithçka për të rikthyer Kosovën nën Serbi. Kisha Serbe ka përkrahur politikanët dhe ushtrinë në të gjitha luftërat që janë bërë në Ballkan. Pjesëtarët e këtij institucioni fetar kanë bekuar secilin epror ushtarak serb, ani pse e dinin fare mirë se ata do të bënin krime të rënda. Kisha serbe në vend që të kultivojë ndjenjat e paqes dhe të tolerancës ndërmjet popujve, ka nxitur dhe arsyetuar vrasjen e qindra mijërave qytetarëve joserbë.
Përderisa shovinizmi është i rrënjosur në shoqërinë serbe, ne nuk mund të kemi kurrfarë marrëdhënie reciproke me Serbinë. Shovinizmi e përjashton bashkëpunimin, ngase qëllimi i tij është sundimi dhe shtypja e një populli nga një popull tjetër. Negociatat politike dhe marrëveshjet që po bëhen me Serbinë nuk janë asgjë tjetër veçse pranim dhe zbatim i shovinizmit serb. Këto marrëveshje po e gërryejnë sovranitetin gjysmak të shtetit tonë.
Shovinizmi serb dhe zbatimi i tij nuk do të mund të stopohet pa një balancë të forcave ekonomike dhe ushtarake. Bashkimi i shqiptarëve, që do të duhej të fillonte me Kosovën dhe Shqipërinë, është rruga e vetme që do të krijonte balancë të forcave. Ky bashkim do të krijonte mundësi shumë të mëdha për zhvillim e progres që pashmangshëm do t’i bënte shqiptarët faktorë të rëndësishëm në Ballkan.
Duke qenë faktorë, shqiptarët do të kenë shansin që vet t’i përcaktojnë zhvillimet e përgjithshme politike dhe socio-ekonomike në hapësirat e tyre.
Sipas disa sondazheve të bëra nga organizatat ndërkombëtare dhe vendore, shumica e popullit shqiptar, për dallim nga shumica e partive politike shqiptare, janë për një diskurs politik i cili do ta bashkoj kombin në kuptimin politik, juridik, ekonomik dhe kulturor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker