LAJMI I FUNDIT:

Shorti i rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll

Shorti i rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll

Skuadrat kanë mësuar emrat e ekipeve me të cilat do të përballen në xhiron e dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Më 30 nëntor dhe 1 dhjetor do të luhen ndeshjet e xhiros së dytë apo në fakt 1/8-ës së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Edhe në këtë xhiro ndeshjet zhvillohen më karakter eliminimi.

Fituesi i fundit i Kupës, Prishtina që në xhiron e parë është eliminuar nga Vllaznia e Pozharanit, e cila tani luan në Gjilan me Dritën nikoqire.


Në xhiron e parë janë zhvilluar vetëm 5 ndeshje nga sa ishin planifikuar, për shkak të tërheqjes nga pjesëmarrja për këtë trofe të shumë skuadrave. /Sporti1/Telegrafi/

Futboll – Digitalb Kupa e Kosovës – Rrethi i dytë

E shtunë (30 nëntor)

Gjilan: Drita-Vllaznia (Pozhoran)
Pejë: Besa – Fushë Kosova
Ferizaj: Ferizaj – 2 Korriku
Kizhnicë: Hajvalia – Flamurtari
Skenderaj: Drenica – Istogu
Vushtrri: Llamkos Kosova – Tefik Çanga

E diel (1 dhjetor)

Gjilan: Gjilani – Ulpiana
Mitrovicë: Trepça – Feronikeli
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 12.30.