Ushtaraku Rifat Haxhijaj ishte në veturë me Ahmet Krasniqin në momentin e vrasjes.
Haxhijaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se atë moment një polic i cili ishte pa uniform ushtarake kishte kërkuar pasaportën Ahmet Krasniqit dhe sipas tij ishte larguar pak më larg dhe ka komunikuar në radiolidhje me dikë para se ta kryente vrasjen e Ahmet Krasniqit.
“Ai polic fare nuk më pyeti mua se kush isha. Ishte i interesuar vetëm për të ditur se kush është Ahmet Krasniqi”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haxhiu thotë se Ahmet Krasniqi asnjëherë nuk u zyrtarizua nga Bujar Bukoshi si ministër i Mbrojtjes.
Sipas tij Ahmet Krasniqi ishte emëruar ministër vetëm gojarisht.
“Ahmet Krasniqi u cilësua ministër vetëm disa orë pas vrasjes së tij”.
Ushtaraku thotë se mungesa e sigurisë për Ahmet Krasniqin ishte gjithmonë evidente.
Haxhiu thotë se dy minuta pas vrasjes së Ahmet Krasniqit kishte telefonuar Bujar Bukoshin që në atë kohë ishte në detyrën e kryeministrit në ekzil të Kosovës.
“Ai ndoshta ka menduar se nuk e kam seriozisht këtë lajm dhe nuk bëri një reagim të mirë”.

Ushtaraku Rifat Haxhiu thotë se Ahmet Krasniqi nuk e ka pasur frikë vdekjen asnjëherë.
“Ahmet Krasniqi madje thoshte se nëse vrasja ime do të shërbente për bashkimin e fraksioneve le të ndodh”.
Haxhiu ka treguar edhe kronologjinë si ndodhi vrasja në natën kritike.
“Pasi u afruam te dyert e shtëpisë ku banonim, unë dola t’i hapi dyert. Në atë moment dëgjova disa zëra: ndalohu, ndalohu. Në mendjen time mendova se ishin personat e njëjtë nga policia që ishin para pesë ditëve. Doli edhe koloneli dhe Naimi. Njëri person ndaloi te rruga dy tjerë vinin në drejtim tonin. Në dukje ishin profesionistë. Personi që shkonte në drejtim të kolonelit kishte një armë automatike që zakonisht mbajnë njësitet speciale. Personi tjetër u drejtua me armë nga ne duke na thënë shtrihuni. Ne u shtrimë dhe ata na kontrolluan për armë”.
“Personi tjetër po i mbante armën kolonelit Ahmet Krasniqi në mjekër. Koloneli e pyeste: Kush je ti bre bac. Ai nuk përgjigjej. E pyeti dy apo tri herë dhe ai nuk u përgjigj. Personi tjetër u tërhoq pak nga ne por na mbante në shënjestër. Kaloi armën në dorën tjetër dhe nxori nga brezi tjetër armë. E pyeti personin që po mbante Ahmet Krasniqin: A është ky? Ai iu përgjigj: Po. E pyeti edhe një herë tjetër me një ton më shqetësues dhe pasi mori konfirmimin e shkrepi armën në kokën e kolonelit. Pas ra i vdekur Ahmeti Krasniqi ai gjuajti edhe dy herë mbi trupin e Ahmet Krasniqin”.
Shoqëruesi i Ahmet Krasniqit thotë se vrasësit flisnin shqip por dialektin nuk e mbajë në mend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri