Komisioni Qendror Zgjedhor, që nga pranvera e vitit të kaluar, vazhdon të mbetet i pakompletuar për shkak të mos dekretimit të anëtarëve të rinj nga Presidenti i vendit, pasi ai kishte kërkuar që grupet parlamentare të propozojnë nga një anëtar kurse LDK dhe VV kishin dërguar dy. Për këtë shoqëria civile shprehet se përfaqësimi i subjekteve në KQZ pas ndarjes është precedent i rrezikshëm.
KQZ mbetet ende e pa kompletuar për shkak se Presidenti i vendit ka paqartësi për anëtarët e rinj të këtij institucioni, rreth asaj se a duhet anëtarët të emërohen nga grupet parlamentare që kanë dalë nga subjektet politike që i kanë fituar zgjedhjet apo nga grupet parlamentare që janë krijuar pas formimit të Kuvendit të Kosovës.
Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës, shprehet se përfaqësimi i partive politike në KQZ pas ndarjes, është shembull i rrezikshëm.
“Nëse dëshirojmë të krijojmë precedentë të cilat vendosin se subjektet pasi të ndahen ose bashkohen të jenë të përfaqësuara në KQZ, atëherë konsideroj se është një veprim i rrezikshëm, pasi subjektet e mëdha mund të ndahen qëllimisht tri deri në katër herë, vetëm për të fituar një anëtarë më shumë në KQZ”, deklaroi Spahija, raporton RTV Dukagjini.
Anton Nrecaj, nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim regjional thotë se sipas ligjit, partitë që kalojnë pragun zgjedhor kanë të drejtën e anëtarit në KQZ.
“Sipas ligjit, koalicionet ose subjektet politike që kalojnë pragun zgjedhor kanë të drejt t’i kenë anëtarët e tyre në KQZ, procedurë kjo që shkon përmes Presidentit”, shprehet Anton Nrecaj.
Këtë ceshtje Presidenti e kishte dërguar për interpretim edhe në Gjykatën Kushtetuese, megjithatë Kushtetuesja e kishte konsideruar si të papranueshme. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës