Me ngritjen e numrit të orëve të teorisë dhe praktikës për patentë-shofer, parashihet të ngritet edhe çmimi minimal për regjistrimin e patentë-shoferit. Nga Shoqata e Autoshkollave thonë se ndryshimet në këtë ligj rëndojnë administratën dhe xhepin e qytetarëve. Ndërsa, nga Ministria e Infrastrukturës thonë se kjo ngritje e numrit të orëve ndikon në aftësimin e kandidatëve.
Kryetari i Shoqatës së Autoshkollave “Dardania” në regjionin e Prishtinës, Afrim Islami tha për KosovaPress se ndryshimet në ligjin e ri për patentë shofer vetëm se do të rëndojnë administratën edhe xhepin e qytetarëve.
Sipas tij, ky ligj do të mbetet thjeshtë në letër, nuk do të gjejë zbatim në praktikë.
Sipas tyre, çmimi duhet me u rrit nga 400 deri në 500 euro nëse shkojmë sipas standardeve që thonë ata, por ne ato nuk i përfillim, sepse kjo është pronë private e imja, dhe bëj ashtu siç dua. Ky ligj nuk do të gjejë zbatim asnjëherë. Qe 16 vite, ligji asnjëherë nuk është zbatuar siç duhet. Janë zbatuar vetëm gjërat që u kanë interesuar atyre, duke shkuar në një mënyrë paushall. Sot as këtë ligj nuk do të arrijnë ta zbatojnë”, tha Islami.
Sipas Islamit, nëse kandidatët janë të përgatitur, atëherë atyre nuk do t’u mbahen nga 30 orë në praktikë.
Sipas tij, nëse ekspertët e komunikacionit të Ministrisë së Infrastrukturës nuk e shohin një kandidat të aftësuar në pjesën praktike, atëherë mos ta kalojnë, por ta kthejnë prapë në auto-shkollë për të mbajtur orë shtesë të praktikës me instruktorë.
“Në letër sa me pa Inspektorati i Ministrisë, do të shënohet ashtu siç po thonë, në praktikë nuk do të zbatohet asnjëherë. Unë u kisha thënë popullit dhe kandidatëve të mos nguten, pasi që ka me qenë vetëm një ngritje e vogël , të cilën ata e marrin si tatim që na kanë vendos neve, gjë për të cilën nuk kanë pasur të drejtë, se ne jemi arsim dhe është dashur të lirohemi nga TVSH-ja”, tha më tej Islami.
Ndërsa, kryetari i Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, tha se kanë reaguar në disa nga nenet e këtij draftligji. Ai thotë se nuk janë kundër rritjes së numrit të orëve, por kundër rritjes së çmimit.
“Ministria e Infrastrukturës kanë përgatitur një draft ligj që përmban disa ndryshime për patentë shofer. Në disa nene, ne kemi reaguarkur ka qenë duke punuar komisioni i Ministrisë së Infrastrukturës. Diçka është marrë për bazë, diçka nuk është marrë, konkretisht ka mbetur fokusi tek çmimi. Ministria me këtë draft ligj ka bërë rritjen e orëve prej 16 në 30 orë, por në momentin që rriten orët e stërvitjes së kandidatëve, rritet edhe çmimi. Ne kemi reaguar në këtë rast, për shkak se çmimi i regjistrimit të patentë shoferit nëpër auto-shkolla parashihet të shkojë deri në 400 euro”, tha Cakolli për KosovaPress.
Cakolli tha se kohëve të fundit nëpër autoshkolla ka pasur një fluks të madh të kandidatëve, të cilët kanë regjistruar patentë shoferët para se të ndodhte kjo rritje e çmimit.
Në anën tjetër, drejtori i Departamentit të Automjeteve në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës. Nebih Shatri për KosovaPress tha se është e domosdoshme ngritja e numrit të orëve, në mënyrë që kandidatët të aftësohen. Por, sipas tij ligji akoma nuk është miratuar.
“Për projektligj ka edhe një takim të martën, me 16 shkurt, ku Grupi Parlamentar do të takohet edhe një herë për miratimin e ligjit. Në media është paraqit kinse ligji është aprovuar, por një e tillë nuk ka ndodhur akoma, ky është një keqkuptim që është bërë. Ne këtë font të orëve e kemi pasur edhe më herët, deri në vitin 2009 ka qenë numri i orëve 30 në praktikë. Duke u bazuar në përvojat e vendeve tjera edhe ne e kemi ulur numrin e orëve 16 – 16, që është tregu si jo e suksesshme. Ka qenë edhe vërejtje e autoshkollave që kandidatët nuk arrijnë të aftësohen. Duke e parë gjendjen në terren dhe numrin e madh të aksidenteve, për këtë mund të fajësohen edhe kandidatët”, tha ai.
Sipas tij, vërejtjet e autoshkollave janë marrë parasysh, por sipas tij, nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë sugjerim apo vërejtje për ngritjen e cilësisë.
“Të gjitha vërejtjet e tyre pothuajse janë marrë parasysh. Ndryshimet tona që kanë qenë, ka qenë në drejtim të ngritjes së cilësisë dhe kualitetit me rastin e aftësimit të kandidatëve. Në bazë të ankesave, një pjesë në ministrisë, një pjesë në parlament dhe pothuaj të gjitha vërejtjete auto-shkollave janë pranuar, që kjo ka për të shkuar prapë në dëm të kandidatit. Nuk kemi asnjë vërejte, asnjë sugjerim që e sugjeron ngritjen e cilësisë, ne nuk mund të themi që kemi një cilësi të mirë të përgatitjes së kandidatëve”, tha Shatri.
Drejtori i Departamentit të Automjeteve më tej thotë, se të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë ligj, do të sanksionohen.
E qytetarët janë ankuar se po presin shumë gjatë për të hyrë në test, qoftë me shkrim, qoftë në praktikë. Kështu tha edhe Atifete Ilazi nga Komuna e Drenasit.
“Nuk e kam ditur që ka me qenë kaq gjatë. E kam ditur për 2 javë deri në 10 ditë, por jo më shumë. Pak gjatë po më doket me qëndruar deri në 1 muaj në stres”, tha ajo.
Të njëjtën thotë edhe Shpat Guzguri, e cili duhet të pres pothuajse një muaj për t’iu nënshtruar testit për teori.
Megjithatë, në mënyrë ironike Guzguri tha se tashmë qytetarët janë mësuar me pritjet.
Me Projektligjin e ri për patentë shofer të miratuar nga Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik u mor vendim që numri i orëve për teori të shtohet nga 16 në 20 orë, kurse për mësime në praktikë është shtuar nga 20 në 30 orë. Çmimi është caktuar të jetë minimal nga 7 euro e 82 cent për një orë mësim në praktikë, kurse për teori 2 euro e 8 cent.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp