Në takim me drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Curr Gjocaj, ekspertë nga fusha e mjekësisë klinike dhe sistemi informativ shëndetësor në Austri, prezantuan interesin e tyre për ta njohur nga më afër gjendjen ekzistuese në shëndetësinë kosovare dhe u diskutuan mundësitë për të bashkëpunuar përmes projekteve të ndryshme me interes për palën kosovare.
“Vizita ishte në kuadër të vizitës së 25 ekspertëve austriakë në Kosovë, nga fusha të ndryshme përfshirë edhe mjekësinë, e organizuar nga Shoqata Austriako- Kosovare.
Drejtori Gjocaj prezantoi mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të SHSKUK-së, si dhe e ritheksoi rëndësinë që donatorët e kanë për shëndetësinë në Kosovë, për shkak të buxhetit shumë të vogël për shëndetësi.
Ai prezantoi një përmbledhje të planit për projekte kapitale dhe nevojat për pajisje mjekësore të parapara për tri vitet e ardhshme për SHSKUK, dhe të njëjtin e ndau me vizitorët. Gjithashtu, u përmend që rëndësi shumë të madhe ka funksionalizimi sa më i shpejtë i sistemit informativ shëndetësor në Kosovë, posaçërisht tani kur mendohet të fillohet me aplikimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore.
U diskutua për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën e detektimit të hershëm të kancerit, projekte këto në bashkëpunim me kujdesin primar”, thuhet në njoftimin për media.
Në vizitë klinikave të onkologjisë, radiologjisë dhe pediatrisë hemato-onkologjike, në QKUK, bashkë me Dr. Rinë Limani, koordinatore për donacione në QKUK, Mag. Elisabeth Campestrini (konsulent për shëndetësi) dhe përfaqësuesit e Shoqatës “Austriako Kosovare përfaqësuesit e klinikave, Dr. Ekrem Hyseni, Dr. Bujar Gjikolli, Dr. Rufadije Maqastena, u prezantua shkurtimisht gjendja ekzistuese në klinika, shërbimet të cilat ofrohen si dhe nevojat për pajisje mjekësore si dhe për trajnim të stafit. Në kontaktet në vazhdim do të diskutohet për projektet të cilat do t’i prezantohen donatorëve nga Austria.
Ekipin nga Austria e përbënin edhe Dr. David Kuczer (onkolog), Dr. Gerhard Knor (specialit i Sistemit infomativ shëndetësor), Dr. Thomas Holzgruber (konsulent për edukim postdiplomik në mjekësi), Mag. Stefan Schutzenhofer (specialist i sistemit informativ shëndetësor)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës