LAJMI I FUNDIT:

Shoferi 100-vjeçar shkakton aksident në komunikacion

Shoferi 100-vjeçar shkakton aksident në komunikacion

Një plak 100-vjeçar japonez, i cili është arrestuar pasi kishte goditur me veturë një ombrellë që e mbante në dorë një djalë, ka deklaruar se ende vazhdon të vozis veturën vetëm që të mos bëhet senil.

"Vozitja me ndihmon të mos bëhem senil – sepse kur ngas veturë jam i përqendruar”, ka parafrazuar deklaratën e plakut, Masaru Hori, policia në Sendai, qytet në veri të Japonisë.

Ky incident ka qenë i dyti me radhë për plakun Hori, të cilit në muajin gusht të këtij viti, policia ia kishte marrë patentë shoferin, për shkak të një aksidenti të vogël që e kishte shkaktuar.

Hori është arrestuar të premten, pasi kishte goditur një ombrellë që e mbante në dorë një djalosh 7-vjeçar, që ecte rrugës. Djaloshi ka shpëtuar pa lëndime.


Policia ka kërkuar nga familja e plakut që ta bind atë që ai të heqë dorë nga vozitja, ndërsa plaku është betuar se më kurrë nuk do të vozis pa patentë shofer.

Sipas ligjit të ri japonez, duke filluar nga viti 2009, të gjithë shoferët të moshës mbi 75-veçare, do t’i nënshtrohen kontrollit të rreptë mjekësor para se t’u vazhdohet patentë shoferi.