Moti i mirë dhe me diell në ditën e parë të janarit, ka bërë që qytetarët të dali rrugëve të Shkupit. Ekipi i televizionit Alsat takoi grupin e çiklistëve. I pyetëm si kanë arritur që pas natës së Vitit të Ri, të zgjohen herët dhe të vozisin biçikletë.
“Për të vozitur biçikletë, zgjohem herët. Edhe nëse fle herët në mëngjes, sërish zgjohem. E kemi traditë, është turi i Vitit të Ri. Hera e parë të vozisim deri në Radushë gjegjësisht Jegunovcë. Jemi një grup që jemi themeluar që një vit e gjysmë dhe quhemi “Shkupi Sajtling”. Çdoherë mblidhemi para Qendrës “Mavrovasja”. Grupi jonë numëron 30 anëtarë të rregullt- thotë Shaip Rahmani- “Shkupi Sajtling”.
“Mbrëmë e kuptuam që sot do të vozisim biçikletë. Kam fjetur më herët dhe isha shumë i lumtur kur pashë që moti është i mirë dhe mezi pres që ta filloj vitin e ri duke vozitur biçikletë. Përplot me energji dhe nuk ka mënyrë më të mirë që ta fillosh vitin e ri me sport”.
Edhe në sheshin “Maqedonia” mbretëronte atmosferë e mirë. Higjiena në shikim të parë ishte në nivelin e duhur.
“Është herët të flitet për organet kompetente për ta pastruar, më shumë duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes tek qytetarët, të cilët nuk duhet ta bëjnë këtë. Ka mjaft kosha dhe atë që e kanë ngrënë gjatë festës ta hedhin nëpër kosha apo kontejnerë”.
“Duhet kultura jonë të jetë në nivelin më të lartë. Asnjëherë s’mund të pastrojnë sa ne, qytetarët mund të bëjmë mbeturina”.
“Duke pasur parasysh që ka pasur shumë njerëz, nuk është keq. Kjo është normale kur ke mijëra qytetarë. Kanë tentuar të pastrojnë ndërsa njerëzit kanë hedhur. Është vetëdija e njerëzve. Duhet shumë kohë, jemi mbrapa me kulturë. Është çështje individuale. Nuk janë të gjithë njësoj”.
Turistët në ndërkohë thonë se janë të kënaqur nga atmosfera. Një prej tyre ka udhëtuar enkas nga Irlanda për ta ndjekur koncertin e yllit të Ballkanit, Dino Merlin.
Jetoj në Dublin të Irlandës dhe kam udhëtuar deri këtu për Vitin e Ri. Kam kaluar shumë mirë. Koncerti i ka tejkaluar pritjet e mija dhe ishte më mirë nga ajo që prisja. Shkupi ka ndryshuar në këto pesë vitet e fundit. Nuk kam qenë këtu gjatë kohë dhe nuk besoja që kaq bukur duket qyteti”.
Sheshi i qytetit do të jetë gati edhe për vitet tjera. 2020-ta le të shërbej si mësim se përveç argëtimit, duhet të mësojmë t’i mbledhim mbeturinat prapa nesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët