LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 9 aksidente dhe shtatë të lënduar më lehtë gjatë ditës së djeshme

Shkup, 9 aksidente dhe shtatë të lënduar më lehtë gjatë ditës së djeshme

Shtatë persona kanë marrë lëndime më të lehta nga nëntë aksidentet që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e Bashkisë së Shkupit. Në pesë aksidentet është regjistruar vetëm dëm material.

Sipas SPB Shkup, 23 vozitës nuk kanë respektuar rregullat e shpejtësisë, 22 vozitës janë përjashtuar nga komunikacioni ku 17 prej tyre kanë vozitur fituar të drejtën për vozitje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

92 automjete kanë parkuar në mënyrë jo të rregullt, ndërsa automjet special “merimanga” ka bllokuar 78 automjete.


Policia gjithashtu ka gjobitur nëntë vozitës që kanë kaluar udhëkryqin në ngjyrë të kaltër, një vozitës për parakalim jo të rregullt dhe shtatë vozitës mos dhënie përparësi automjeteve në zonën e udhëkryqit./Telegrafi/