LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 34 aksidente gjatë fundjavës, tetë persona të lënduar

Shkup, 34 aksidente gjatë fundjavës, tetë persona të lënduar
Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj fundjave në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup kanë ndodhur gjithsej 34 aksidente trafiku.

Prej tyre, në dy aksidente lëndime të rënda kanë marrë drejtuesi i një motoçiklete dhe shoferi i një automjeti motorik për udhëtim, ndërsa lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona. Në 22 aksidente trafiku më lehtë janë lënduar 37 persona, ndërsa në 10 është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë kësaj fundjave policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Njëqind e nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit, një shoferë nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësor, një shofer për rreshtim të parregullt, një shofer për tejkalim të parregullt, si dhe 13 shoferë të biçikletave me motor, mopedëve dhe motoçikletave për mospërdorim të helemetës mbrojtëse.


Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Nga komunikacioni, janë përjashtuar gjithsej 75 shoferë dhe 34 automjete. Prej tyre, 38 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 33 shoferë para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe katër shoferë fillestarë, si dhe 34 automjete të paregjistruara. Janë kapur edhe 124 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec janë larguar 92 automjete.

Në trend Lajme

Më shumë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori