LAJMI I FUNDIT:

Shkuan për ta vjedhur Ferrarin 200 mijë funtësh, hajnat largohen duarthatë – nuk kanë ditur ta përdorin marshin për ta vënë në lëvizje veturën (Video)

Shkuan për ta vjedhur Ferrarin 200 mijë funtësh, hajnat largohen duarthatë – nuk kanë ditur ta përdorin marshin për ta vënë në lëvizje veturën (Video)

Dy hajna u munduan ta vjedhin veturën sportive Ferrari që kushton 200 mijë funte, megjithatë pasi e nxorën nga garazhi u detyruan të largohen duarthatë, për faktin se nuk arritën ta kuptojnë se si duhet ta vënë në lëvizje veturën.

Gjatë tentim vjedhjes që ka ndodhur më 19 shkurt, dy hajnat e maskuar u futën në garazh përmes derës kryesore të shtëpisë në West Midlands të Anglisë. Por, kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur hajnat shfaqen në oborr me një Audi, të cilën e mbushin me çanta me orë të shtrenjta dhe stoli që i vjedhin nga shtëpia, transmeton Telegrafi.

Disa sekonda më vonë ata rikthehen pasi e kuptojnë se brenda kishte çelësa të Ferrarri 488 që kushton 200 mijë funte. Por, edhe pse arritën ta futin marshin dhe të lëvizin prapa për ta nxjerr nga garazhi, hajnat u detyruan ta braktisin veturën pasi nuk ditën ta fusin marshin e veturës italiane që të lëviz përpara.


Nëna e dy fëmijëve që njëherit është shtatzënë me fëmijën e tretë, ka shpjeguar se si fqinjët i kishin telefonuar burrit të saj për t’i treguar për hajnat.

“Ishin mysafir tek të afërmit kur fqinji i telefonoi burrit tim dhe i tha fillimisht që të mos bëjë panik. I tha se Ferrari i tij është në rrugë dhe se dyert e shtëpisë janë thyer. Ne menjëherë u nisëm për në shtëpi dhe aty e kuptuam se nuk kanë mundur ta vjedhin, pasi kemi të vendosur sistemin anti-vjedhje që i pamundëson hajnit ta merr veturën pasi nuk vihet në lëvizje”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Kafshimi nga leopardi (Video)

Kafshimi nga leopardi (Video)

Fun
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
Kalo në kategori