LAJMI I FUNDIT:

Shkon në Shtime vetura “Golf 7” e dhuruar nga Red Rain

Shkon në Shtime vetura “Golf 7” e dhuruar nga Red Rain

Egzon Beqa nga Shtimja, tashmë zyrtarisht është bërë me veturë të re. Ai është fituesi fatlum i premisë kryesore “Golf 7”, të lojës shpërblyese “Merr Zemër me Red Rain”.

Tërheqja e fituesit është bërë mbrëmë në një ceremoni të organizuar në sheshin “Skënderbeu”, para qindra qytetarëve të mbledhur. Beqa u shpreh tejet i emocionuar kur e kuptoi së është fitues i premisë kryesore.

“Është e vështirë me përshkru se si jam ndier në ato momente. Kam pasë shumë emocione, sa që s’kam mundur as me u gëzu qysh duhet. S’po muj me besu ende që e kam fitu këtë veturë. Unë kam luajtur shumë, po me thanë të drejtën kam luajtur më shumë për ndonjë televizor, telefon, se për veturë as që me ka shku mendja ndonjëherë që kam mundësi me e marrë” , ka thënë Beqa.

Ai tha se pijen “Red Rain” nuk e ka blerë vetëm për lojë shpërblyese, por se është pija e preferuar e tij që tregon se edhe prodhimet Kosovare kanë cilësi dhe janë të shijshme.

Tërheqja e të gjitha shpërblimeve është bërë në prani të qytetarëve në ambientin e hapur të sheshit “Skënderbeu”. Po ashtu, shikuesit kanë pasur mundësi që gjithë procesin e lojës shpërblyese ta ndjekin edhe drejtpërsëdrejti në “Kohavison” nga ora 19:30.

Pjesë e lojës shpërblyese “Merr zemër me Red Rain” ishin të gjitha ata që kanë dërguar qoftë edhe një SMS në kodin e gjetur nën kapakun e kanoçes.

Pos veturës, loja shpërblyese e korporatës së pijeve “Fluidi” ka shpërndarë edhe shpërblime të tjera, si: televizorë plasma, iPhone 6, ora Apple, Playstation 4, laptop, iPad, 50 euro etj. Gjithashtu, janë ndarë edhe pako me pije të “Red Rain” si dhe fanella.

Për qytetarët e shumtë të cilët ishin të mbledhur për ta parë më për së afërmi procesin e lojës, është përkujdesur këngëtarja e njohur, e cila njëherësh ka qenë edhe imazh i pijes energjike “Red Rain”, Orhidea Latifi, e njohur si Kida. Kida njëherësh ka bërë edhe përzgjedhjen e fituesit të “Golf 7”.

Loja shpërblyese “Merr zemër me Red Rain” ka filluar me datën 15 maj të këtij viti. I gjithi procesi i lojës shpërblyese është organizuar nga kompania “Red Mill”. Ndërsa, për pesë muaj sa ka zgjatur loja, janë ndarë gjithsej 2015 shpërblime.

merrz1