LAJMI I FUNDIT:

Shkolla kosovare merr pamjen e Xherdan Shaqirit

Shkolla kosovare merr pamjen e Xherdan Shaqirit

Se afeksioni për futbollistin më të madh shqiptar, Xherdan Shaqirin, i kalon të gjithë kufijtë, më së miri e dëshmon fakti se një shkollë nga komuna e Zhegrës tashmë ka marrë pamjen e tij.

Xherdani ka mbetur i befasuar tej mase kur e ka marrë lajmin se një shkollë nga vendlindja e tij, ka ngjyrosur tërë korridorin e saj me fotografinë e tij. Ai menjëherë ka postuar fotografinë e kësaj shkolle në profilin e tij në Facebook, ku edhe shprehet se kjo dhuratë e ka bërë atë tejet të lumtur.

“Flm shum,per ket dhuratë !! thank you shkolla fillore "Agim Ramadani" in Zhegra…. Xherdani juaj…..”, shkroi Shaqiri. /Telegrafi/