LAJMI I FUNDIT:

Shkolla e mesme e Bashkisë së Shkupit “Saraј” me sallë të re sportive

Shkolla e mesme e Bashkisë së Shkupit “Saraј” me sallë të re sportive

Kryeministri Zoran Zaev, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, dhe Kryetarët e Komunave të Shkupit dhe Sarajit, Petre Shilegov dhe Blerim Bexheti, sot shënuan fillimin e ndërtimit të një sallë sportive në shkollën e mesme “Saraj”.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij theksoi se gjithë fëmijët meritojnë t’i kenë kushtet e nevojshme për ndjekjen e dinjitetshme të mësimit, por edhe për praktikimin e shprehive të shëndosha sportive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Ademi potencoi se ky investim, realizimi i së cilës fillon pikërisht në vitin e ri arsimor, vërteton se një nga prioritet qeveritare në arsim janë politikat e zhvillimit të kushteve të infrastrukturës për realizim cilësor në procesin arsimor dhe sporti dhe rekreacione tek të rinjtë.


“Kjo sallë do t’i plotësojë të gjitha standardet bashkëkohore për cilësi, si nga aspekti material që kanë të bëjnë në ndërtim, ashtu edhe nga aspekti sportiv ku mund të realizohen sportet siç futbolli i vogël, hendbolli, basketbolli, gjimnastika, ping pongu”, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Investimin do ta realizojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mjete buxhetore nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës, ndërsa në kornizë të projektit të ndërtimit të 145 sallave sportive shkollore, është 40 milionë denrë.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov tha se Bashkia e Shkupit përshihet në ndërtimin e kësaj salle sportive përmes sigurimit të gjithë dokumentimit për ndërtimin e kësaj salle dhe dhënien e energjisë elektrike, ujit, kanalizimit dhe telefon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori