Shkëputja e veriut nga realiteti
I veshur me një sako të zezë, me xhinse dhe me një çadër që i rridhte shiun e furishëm që binte të shtunën, Bobani ishte me një humor të mirë. Dukej se kishte edhe arsye për të qenë buzagaz: sapo kishte tregtuar një furgon të tërë me coca-cola të kontrabanduara në një supermarket në Vushtrri. I hareshëm tregonte për këtë biznes fitimprurës që i kishte hapur mundësi të shumta për t’u bërë i pasur. Edhe para se të intervenonte shteti i Kosovës në veri kishte pasur lulëzim të kontrabandës së mallrave, mirëpo kohët e fundit, pas barrikadimeve dhe vështirësive të kontrollit policor, kontrabanda andej dhe këndej Ibrit, kishte marrë hov të madh.
Bobani, rastisi ta njihja të shtunën përmes një shokut tim nga shkolla e mesme dhe s’do ta dalloja fare se ishte serb nga gjuha e folur, por vetëm kur u vetëprezentua. E pranon se shumë afaristë shqiptarë ndodhen në veri për tregti dhe ashtu si edhe ai vetë që ndodhej këndej Ibrit pa asnjë problem dhe drojë prej dikujt, ai në pjesën tjetër të qytetit mund të takosh shumë shqiptarë. Bobani thotë se s’merrej me politikë dhe as me patriotizëm të shtirur të serbëve dhe shqiptarëve të sotëm, siç u shpreh, që bëjnë biznes me njëri-tjetrin në pikë të ditës e në mes të natës dhe rrahagjoksen me patriotizëm të rrejshëm. Atij as që i interesonte për barrikadat, për rrugët me gjemba, me gurë e me pengesa, për doganierët që barteshin sipëri kokave tona me helikopterë atë moment. “Ndërrimin e kanë tash doganierët…!”, tha ai duke bërë me shenjë nga dy helikopterë që fluturonin kah veriu.
Biznesi ishte alfa dhe omega e tij. Nuk lodhej së menduari për atë së çfarë bënte shteti i Kosovës matanë Urës së Ibrit, banor i të cilit ishte edhe ai vetë. “As që i intereson askujt politika, sepse biznesi është në pyetje. Shumë mallra hyjnë nga të katër anët e kufirit dhe u shpërndahen marketeve private. Unë s’kam as frikë dhe as pengesë prej askujt. Hiç s’më pëlqen të flas për politikë, por një gjë e di se atë ditë kur do të shtrëngohet vija kufitare dhe të ketë kontroll më të fortë, vetë serbët do t’i heqin barrikadat, sepse do të lodhen dhe s’do të kenë më kurrfarë interesi prej tyre…”, thotë Bobani duke vringëlluar çelësa veturash në dorë dhe duke tymosur Marlboro të kuqe derisa porosit machiaton e dytë në lokalin afër Sallës së Sporteve “Minatori”. Thotë se shiu i furishëm që bie pareshtur i kishte pamundësuar gjatë natës së kaluar që të ngarkonte mallra përmes grykave malore të fshatrave veriore Koshuticë, Soçanicë, Rodel deri në Vuçë e Lozishtë në afërsi të Zvecanit. Ai flet pastër shqip dhe vështirë se do të mund të vërehej akcenti i tij sidomos në shqiptimin e fjalëve kontrabandë, kontroll, ligj, policë të fshehtë, ushtarë të KFOR-it, pije të gazuara dhe joalkoolike, etj. E pranon një fakt se shumë banorë serbë të vetmin burim ekzistence e kanë pikërisht transportin dhe kontrabandimin e mallrave. “Neve na konvenon më së shumti kjo gjendje. Barrikadat dhe bllokimet e rrugëve nuk kanë qëllim tjetër përveç biznesit dhe përfitimit prej tij…le ta shtrëngojnë veriun dhe do ta shihni a do të bllokoj kush rrugët…”, thotë Bobani duke pohuar se leverdia ekonomike e biznesit së tij është me pije të ndryshme joalkoolike, derivate të naftës, sheqer, vaj, etj.
Këmbëngul së tregtia e mallrave është e vetmja arsye që i mban serbët e barrikaduar, pas të cilëve qëndrojnë pronarë serbë të biznesit dhe krimit të organizuar. Me barrikadim të rrugëve u pamundësohet policëve kontrolli dhe zbatimi i ligjit, ndërkohë që për kontrabandë përdoren rrugë të tjera të fshehta. Bobanit nuk i bëjnë përshtypje aspak përpjekjet politike për të gjetur një zgjedhje përfundimtare për këtë pjesë të territorit të Kosovës. Është i bindur se vetëm kontrabanda është çelësi i zgjidhjes për veriun. “Bëhet fjalë për miliona euro mall që qarkullon pa iu nënshtruar asnjë takse dhe asnjë ligji. Ka firma të shumta nga Serbia që janë të lidhur më firma të njohura e biznesmenë të mëdhenj shqiptar që furnizojnë mall midis Prishtinës. Nuk i intereson askujt për politikë, paraja është një pyetje…”, thekson Bobani, i cili tërë kohën vazhdon të flasë në dy telefonat e tij që pareshtur i vibrojnë. Me dikë flet në gjuhën serbe dhe e porosit që mallrat e fshehura në bodrumin e shtëpisë së tij sapo të errësohet do t’i ngarkojë në furgon me targa të Novi Pazarit për t’i dërguar në destinacionin e caktuar. Me dikë tjetër flet jo rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe i premton se mallin që e kishte porositur do t’ia dërgonte të nesërmen.
“Zakonisht më kërkojnë në telefon kushdo që ka nevojë për mall. I mbaj nga dy-tre numra të telefonit dhe kurrë s’kam pengesë për të komunikuar me ata që kanë nevojë për mua. Më së shumti sot ka leverdi me material ndërtimor, sepse ju shqiptarët vazhdimisht ndërtoni shtëpi, por është problem të transportohet armatura, çimentoja dhe tjegullat në rrugë të papërshtatshme, sepse për transportin e tyre duhet kamionë të mëdhenj. Rreziku është më i vogël për t’u kapur kur tregton me mallra më të vogla që mund t’i ngarkosh apo t’i fshehësh pa problem në furgon apo automjete të vogla“, tregon Bobani që lirshëm ngarkon e zbarkon mallra të kontrabanduara në supermarketet private në Vushtrri, Mitrovicë dhe jo vetëm. As që e vret mendjen për humbjet e mëdha buxhetore me të cilat është i privuar buxheti i Republikës së Kosovës. Thotë se në veri grupe të shumta kriminale dhe mirëorganizuara kanë një qëllim të vetëm: përfitimin personal nga situata e krijuar. “Barrikadat nuk bëhen për territor dhe as për politikë, por vetëm për biznes, sepse Serbia ka mjaft territor. Shumë biznese përfitojnë nga kjo bllokadë dhe ka afaristë pas të cilëve qëndrojnë struktura politike që i nxisin për kontrabandën e mallrave. Veriu shumë lehtë është i kontrollueshëm, sepse është territor i vogël dhe infrastruktura rrugore e lejon kontrollin e plotë, mirëpo është pikërisht përfitimi material i këtyre biznesmenëve nga të dy anët e lumit Ibër që mbushin xhepat përditë. Mos iu besoni fjalëve që thonë politikanët dhe atyre deklaratave të tyre të rrejshme në publik, sepse dikush është duke përfituar me të madhe nga kjo gjendje e krijuar…kjo gjendje që po vazhdon është duke i konvenuar dikujt”, shprehet Bobani i brengosur vetëm që s’arrin t’i përmbush kërkesat e klientëve të tij shqiptarë për furnizim më artikujt e nevojshëm.
Bobani me shokë do të vazhdojë kushedi edhe sa të përfitoj nga gjendja aktuale në veri të vendit. Kushedi edhe sa të tjerë si ai vazhdojnë të bëjnë tregti me mallra të kontrabanduara duke dëmtuar për shuma të mëdha buxhetin e Kosovës. Veriu përfundimisht është i shkëputur nga realiteti shtetëror dhe ligjor i Kosovës: sa më parë që intervenohet atje, do të zvogëlohen humbjet buxhetore dhe do të rritet buxheti i Kosovës.
(Autori është kandidat për studime master në Universitetin e Prishtinës, në degët Gazetari dhe Letërsi shqipe)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?