LAJMI I FUNDIT:

Shkelësit kryesor të të drejtave të refugjatëve

Shkelësit kryesor të të drejtave të refugjatëve

Kina, India, Malajzia, Tajlanda dhe Bangladeshi janë identifikuar si shkelësit më të rëndë të të drejtave të refugjatëve në botë.

Në një studim të publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, këto vende iu bashkëngjitën Irakut, Rusisë dhe vendeve tjera si 10 vendet më të këqija për refugjatët në vitin 2007.

Studimi i kryer nga Komiteti amerikan për Refugjatë dhe Imigrantë, një grup joqeveritar, gjithashtu ka treguar se ka arritur në 14 milionë numri i përgjithshëm i refugjatëve në fund të vitit 2007, që paraqet numrin më të madh prej vitit 2001. /rel/