LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet Muhedin Haxhiu

Shkarkohet Muhedin Haxhiu

Muhedin Haxhiu, drejtor ekzekutiv i minierave në Korporatën Energjetike të Kosovës, është shkarkuar para dy ditësh nga pozita e tij, fakt që nuk është bërë publik nga kjo korporatë.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të “Telegraf” ne KEK. Sipas tyre arsyeja e shkarkimit është performansa e dobët që ka treguar Haxhiu në punën e tij.

Në pozitën e tij momentalisht është emëruar ushtrues detyre Adil Jonuzi.
Muhedin Haxhiu prej disa kohësh është akuzuar nga opozita e kaluar, tani në qeveri, se ka blerë toka të shumta në Sibovc nga pronarë serb, duke ditur që më parë se nga do të zhvillohet miniera e Sibovcit.

Shkarkimi i Haxhiut vjen pas shkarkimit nga detyra të drejtorit gjeneral të KEK-ut, Remzi Shahini. /Telegrafi/