LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombtar, Valdet Avdiu

Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombtar, Valdet Avdiu

Drejtori i Teatrit Kombëtarë të Kosovës Valdet Avdiu, është shkarkuar nga ky post.

Kështu bënë të ditur përmes një komunikate për media Këshilli Drejtues i TKK-së. Përpos këtij ky këshill ka shkarkuar edhe Emin Eminin, nga pozita e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Në mbledhjen e mbajtur me datën 20 shkurt 2015, konform kompetencave ligjore, Këshilli Drejtues (KD) i TKK-së, bazuar në nenin 10, pika 1.8 të Ligjit për Teatrot (Ligji Nr. 04/L- 106), ka iniciuar procedurat dhe ka marrë vendimin për shkarkimin z. Valdet Avdiu, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Këshilli Drejtues, në të njëjtën mbledhje dhe duke ushtruar kompetencat ligjore të ligjit të lartpërmendur, gjithashtu ka iniciuar procedurat dhe ka marrë vendimin për shkarkimin z. Emin Z. Emini, nga pozita e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Këshillit Drejtues të TKK-së.

Këto dy vendime të KD-së, thuhet se janë marrë me shumicën absolute të votave të të gjithë anëtarëve dhe ato kanë ardhur pas një procesi të kujdesshëm të ekzaminimit të gjendjes konfuze në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe mbasi është bërë evaulimi i performancës së të dy drejtorëve në fjalë.

Për këto vendime, KD ka hartuar dy raporte me shkrim në të cilat argumentohet dhe sqarohet baza profesionale, administrative e ligjore e këtyre vendimeve.

Të dy këto raporte, bashkë me vendimin e KD-së i janë dërguar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të Republikës së Kosovës.

Çështjet e procedurat e mëtutjeshme juridike e administrative në lidhje me këto dy vendime sqarohen dhe zbatohen në pajtueshmëri me MKRS-në dhe në harmoni me ligjet ekzistuese të Republikës së Kosovës./KosovaPress/