Pas largimit nga pozita të menaxherëve regjionalë, të premten në ora 2:55 minuta, janë goditur udhëheqësit e ekipeve. Goditja erdhi një orë para përfundimit të orarit dhe në bllok.
Ushtruesi i Detyrës së drejtorit në Administratën Tatimore të Kosovës, Nahit Sharku, i emëruar në këtë pozitë nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka vazhduar fshesën për largimin në bllok, të drejtuesve dhe menaxherëve në këtë institucion, të cilët nuk janë të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti që është në koalicion me PDK-në dhe e cila ka marrë përsipër të drejtojë financat e vendit.
Fshesa e largimit të udhëheqësve të ekipit është e dyta, pas asaj të parës që u zhvillua pak kohë më parë, ka përfshirë udhëheqësit e ekipeve, të cilët janë larguar në mënyrë brutale nga pozitat, sikurse menaxherët e regjioneve.
Largimi i udhëheqësve të ekipeve të inspektorëve është bërë ditën e premte në ora 2:55 minuta, njëjtë sikurse largimi i menaxherëve të regjioneve, i cili që bërë gjithashtu ditën e premte, në ora 3:12 minuta apo një orë para përfundimit të orarit zyrtarë.
Menaxherët qenë urdhëruar që menjëherë të kalojnë në detyrat e reja dhe të braktisin zyrat e tyre për 30 minuta, masë që u vlerësua si e panevojshme, e ashpër, shkelje e ligjit të punës fyerje e dinjiteti njerëzorë.
Në mesin e menaxherëve të larguar ishte edhe menaxheri i Prizrenit, një punëtorë i ATK që nga themelimi i saj, në të cilin kanë investuar mjaft shumë shteti amerikan.
Totaj, përmes bursave të kushtueshme që ka ndarë SHBA në Kosovë, ka qenë në programe studimi dhe trajnimi në Fondin Monetarë Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe institucione të tjera.
Programi i ndjekur nga menaxheri Shaqir Totaj quhet Hubert Humphrey Fellowship dhe ka kushtuar gati 100 mijë dollarë.
Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdimësi nuk ka dhënë asnjë përgjigje për largimet në masë që është duke i bërë ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues.
Shikojeni se si largohen nga pozitat udhëheqësit e ekipeve:
Të nderuar kolegë/e,
Duke pas parasysh kompetencat që i jepen me nenin 3 paragrafin 3.5 dhe 3.6 te Ligjit Nr. 03/L-222 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe në përputhje me nenin 28 si dhe nenin 30 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, si dhe marr parasysh dispozitat që dalin sipas Rregullores Nr. 06/2010 për Transferimin e Nëpunësve Civil, U.d Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore te Kosovës , merr këto vendime mbi:
1. Transferimin e z. Enver Retkoceri nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 1.
2. Transferimin e z. Blerim Hamiti nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM ne pozitën e punës : Këshilltar pë Analizë dhe Kualitet të Kontrollit në Divizionin për Procedura dhe Politika-ZQ.
3. Transferimin e z. Bekim Gashi nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM ne pozitën e punës : Këshilltar në Divizionin për Menaxhimin e Rrezikut-ZQ.
4. Transferimin e z. Muhamet Restelica nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 3.
5. Transferimin e znj. Diamanta Skenderi nga pozita e punës: Udhëheqëse e Ekipit të Kontrollit në DTM-ë ne pozitën e punës : Udhëheqëse e Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 1.
6. Transferimin e znj. Halide Pireva nga pozita e punës: Udhëheqëse e Ekipit të Kontrollit në DTM-ë në pozitën e punës : Këshilltare për Analizë dhe Kualitet të Kontrollit në Divizionin për Politika dhe Procedura.
7. Transferimin e z. Sefedin Daci nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 3 ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë.
8. Transferimin e z. Skender Fejza nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 1 ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë.
9. Transferimin e z. Milazim Hoxha nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 1 ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë.
10. Transferimin e z. Skender Krasniqi nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 1 ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë.
11. Transferimin e z. Basri Sadriu nga pozita e punës: Këshilltar për Analizë dhe Kualitet të Kontrollit ne Divizionin për Procedura dhe Politika ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë.
12. Transferimin e z. Blerim Ismajli nga pozita e punës: Këshilltar Tatimor në DTM-ë ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë.
13. Transferimin e z. Jeton Mushkolaj nga pozita e punës: Inspektor Tatimor në Regjionin Prishtina 3 ne pozitën e punës :U.d Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 3.
14. Transferimin e z. Driton Aliu nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 3 ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 1.
15. Transferimin e z. Besim Morina nga pozita e punës: Inspektor Tatimor në Regjionin e Prizrenit ne pozitën e punës :U.d Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin e Prizrenit.
Këto vendime do të fillojnë së zbatuari nga data 12.08.2015. Të gjithë personat përgjegjës kërkohet që t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme për implementimin e këtij vendimi.
Po ashtu kërkohet nga Ju që deri më datë 12.08.2015 ta shfrytëzoni maksimalisht përmbylljen/ përfundimin e të gjitha aktiviteteve të filluara në punët e deritanishme, në mënyre që punët dhe përgjegjësitë e reja të fillohen në kohën e caktuar. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington