LAJMI I FUNDIT:

Shitet revolveri i Al Capones

Shitet revolveri i Al Capones

Revolveri i cili i përkiste Al Capones, mafiozit nga Chicago, mund të arrijë shumën rekord prej 80.000 euro në ankandin i cili pritet të mbahet në muajin qershor, shkruan Telegraph.

Revolveri Colt .38 është punuar në maj të vitit 1929 vetëm disa muaj para se gangsteri i famshëm Al Capone të urdhëronte vrasjen e rivalëve të tij. Masakra ndodhi në ditën e Shën Valentinit.

Revolveri i Al Capones shitet nga një koleksionues i cili posedon edhe letrën të cilën e ka nënshkruar vetë Al Capone. Kjo letër i jep autenticitetin edhe revoles. Al Capone dominoi nëntokën e Chicagos deri në arrestimin e tij më 1931 për shkak të evazionit fiskal. Ai vdiq më 1947.

Në ankandin i cili pritet të mbahet më 22 qershor do të shitet edhe pistoleta e kriminelit amerikan Thomas Coleman “Cole” Younger i cili ka qenë anëtar i banës së Jamesëve, vëllezërve Frank dhe Jesse James. Pritet që kjo revole të arrijë çmimin 98.000 euro. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Interesante
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
I mori numrin e telefonit në etiketën e bagazhit të saj fshehurazi, amerikanja tregon mesazhin e çuditshëm që mori nga një i panjohur

I mori numrin e telefonit në etiketën e bagazhit të saj fshehurazi, amerikanja tregon mesazhin e çuditshëm që mori nga një i panjohur

Interesante
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
A mund të dalloni gabimet në imazhin e burrit duke luajtur golf?

A mund të dalloni gabimet në imazhin e burrit duke luajtur golf?

Interesante
Kalo në kategori