Ndeshja e parë historike e Kosovës kundër Haitit, përveç gjërave pozitive rreth organizimit dhe çdo gjëje tjetër, ka filluar ta tregojë edhe anën negative. Shitje e biletave ka filluar të shtunën, ndërsa janë shitur të gjitha të dielën në ora 15:30 . Me biletat e ndeshjes ka filluar të bëhet ‘pazar’, pasi në tregun e zi janë duke u shitur tri herë më shtrenjtë. Agron Selimi paralajmëron se ata që i keqpërdorin biletat mund të dënohen nga 2 muaj deri në tri vite burg, sipas ligjeve.
Gjithçka filloi të shtunën kur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku edhe i ka blerë bashkë me djalin e tij biletat për miqësoren dhe ndeshjen e parë ndërkombëtare të Kosovës, kundër Haitit. Ndryshe, interesimi për ta shikuar këtë ndeshje, e cila zhvillohet me 5 mars në Mitrovicë, është jashtëzakonisht i madh. Sipas Agron Selimit, menaxheri i kompanisë AT&Event, e cila e ka organizuar këtë ndeshje, janë shitur të gjitha biletat që kanë qenë në treg. “ Të gjitha biletat që i kemi paraparë të shiten, janë shitur përfundimisht të dielën në ora 15:30. Në Prishtinë janë shitur në ora 14:00 të gjitha. Do të ishim të kënaqur nëse stadiumi do të zinte 50 mijë ose 100 mijë njerëz, pasi interesimi është shumë i madh për këtë ndeshje”, ka deklaruar Selimi. Biletat janë shitur në shtatë qendra të Kosovës: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Gjakovë. Në treg kanë dalë 15 mijë bileta.
Shiten në të zezën, tri herë më shtrenjtë
Biletat e ndeshjes Kosovë – Haiti, janë blerë në mënyrë të organizuar edhe për përfitime. Në shumë qytete, pas shitjes së biletave, çmimet kanë shkuar nga 30 deri në 50 euro. Një qytetar në qytetin e Mitrovicës tregon se si janë duke shkuar çmimet. “Biletat si kanë dalë në shitje, janë shitur shumë shpejtë. Tashmë në tregun e zi biletat shiten me çmim tri herë më të lartë. Është normale që njerëzit e bëjnë për shkak se kushtet ekonomike janë të vështira dhe të njëjtit dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.”, tha një nga qytetarët e Mitrovicës. Interesimi për ta parë Kosovën mund të rritet edhe më shumë, ndërsa çmimet për ata që kanë para, mund të shkojnë deri në 100 euro në ditën e fundit.
Selimi: Nuk mund ta ndalim tregun e zi
Sa u përket biletave që shitën në tregun e zi, Agron Selimi thotë që ekziston në të gjithë botën, por organizatorët kanë kërkuar letërnjoftim për ata që kanë blerë mbi pesë bileta. “Ne kemi kërkuar letërnjoftim për ata që kanë blerë mbi pesë bileta. Ne nuk mund ta ndalim tregun e zi, pasi që gjithkund ekziston, por ata që shesin në të zezën duhet ta dinë që dënimi është nga 2 muaj deri në 3 vjet. Policia vetëm sa ke filluar të hetojë disa ‘facebook’ që kanë lajmëruar për shitjen e biletave me çmim më të lartë”, tha Selimi për gazetën. Ndryshe, organizatori thotë se gjithçka është duke shkuar shumë mirë dhe rezultatin do ta shohim pasi të përfundoj ndeshja. /SportPlus/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-780x439.jpeg)
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City
![Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/schumacher-780x439.jpg)
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-205508-780x439.png)
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës
![Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deco-araujo-780x439.png)
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos
![Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kounde-780x439.png)
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re