LAJMI I FUNDIT:

Shfuqizohet ligji që i ndalonte meshkujt t’i gënjejnë femrat

Shfuqizohet ligji që i ndalonte meshkujt t’i gënjejnë femrat

Koreja Jugore ka shfuqizuar një ligj të vjetër më shumë se gjysmë shekulli, i cili ua ndalonte meshkujve t’u premtojnë martesa false femrave vetëm për të bërë seks.

Një gjykatë ka tërhequr kodin për lirinë seksuale të femrës në bazë të mendimit se ligji nuk duhet të ndërhyjë në gjëra të këtilla, shkruan The Sun.

Meshkujt të cilët i kanë gënjyer të dashurat e tyre për të pasur seks, më herët janë dënuar me dy vite burg ose 2.200 euro.

“Autoritetet duhet të tërhiqen nga ndërhyrja në aktivitetet seksuale të meshkujve të cilët i bindin femrat në mënyrë jo të dëmshme”, shkruan në vendimin e marrë nga gjykata.


Një zëdhënës i gjykatës ka thënë se ky vendim do të thotë se ligji i vjetër 56 vjet do të shfuqizohet menjëherë dhe të gjithë meshkujt e dënuar nën këtë ligj do të lirohen dhe do të marrin kompensim nga shteti. /Telegrafi/