LAJMI I FUNDIT:

Shëtitësi më dembel i qenit në Britani

Shëtitësi më dembel i qenit në Britani

Një burrë nga qyteti i Neëcastle, është shpallur një nga dembelët më të mëdhenj në Britani, pasi ai bën shëtitjen e qenit të tij - derisa rri ulur në makinë.

I biri i Kevin Pyle ka treguar se babai i tij e ka shtyrë atë që të shëtiste qenin e tij, me emrin Bruce, duke mos dalë fare nga makina, por duke e mbajtur qenin për litar nga dritarja e makinës, derisa ajo lëvizte.

Ai thotë se kalon rreth gjashtë kilometra në javë duke e shëtitur qenin – por duke mos e bërë asnjë hap, raporton Daily Telegraph. "Tingëllon shumë e pahijshme mënyra se si unë e dërgoj për shëtitje Brucen, por kjo mënyrë më shpëton pa u lagur kur bie shi. Ai (qeni) me të vërtetë kënaqet dhe unë nuk i lodh këmbët e mia", ka thënë ai.

Tani zotëriu Pyle, 35-vjeçar, nga qyteti Fenham, ka fituar titullin e e dembelit më të madh të rajonit, pasi është nominuar nga i biri i tij Karl. "Babai im është personi më dembel që unë njoh. Kur vjen nga puna vetëm bën një dush dhe shkon direkt në krevat. Ai vetëm rri i shtrirë atje dhe shikon televizorin", ka thënë Karl.


"Ai madje na thërret të shkojmë nga kati i sipërm për t’ia ndërruar kanalin televiziv. Por, as ne nuk kemi mundur të besojmë kur ai ka dalë me idenë për ta shëtitur qenin tonë Bruce në këtë mënyrë”, ka përfunduar Karl.