LAJMI I FUNDIT:

Sherr me policët, ndalohet djali i deputetit Dash Peza

Sherr me policët, ndalohet djali i deputetit Dash Peza

Gëzim Peza, djali deputetit të Partisë Socialiste Dash Peza, ky i fundit i cilësuar si një prej njerëzve që qëndron shumë pranë kryesocialistit Edi Rama, ka kaluar disa orë në qelitë e komisariatit Nr.2 në Tiranës, pas një sherri që ka patur me uniformat blu.

Burime të besuara nga policia e Tiranës se 26-vjeçari u shoqërua mbrëmjen e së shtunës, teksa ndodhej në një lokal në zonën e ish-bllokut. Të njëjtat burime konfirmuan se mbërritën pranë lokalit luksoz për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, pasi muzika e lokalit dhe zhurma ishte tejet e lartë dhe i shqetësonte pa masë.

"Mbërritëm në zonën e ish-bllokut pranë lokalit ku ishim sinjalizuar se kishte shqetësime dhe kërkuam që të ulej muzika dhe të mos krijoheshin shqetësime për banorët. Një grup të rinjsh të cilët kishin konsumuar dhe pije alkoolike kundërshtuan me forcë efektivët e policisë duke i penguar në detyrën e tyre. Për këtë shkak u vendos që tetë prej tyre të shoqëroheshin në komisariat", tha një zyrtar i policisë, raporton "Gazeta Shqiptare".

Mes të shoqëruarve ndodhej dhe Gëzim Peza, 26 vjeç, djali i deputetit Peza nga martesa e parë, i cili nuk ka nguruar të kundërshtojë dhe të shajë me fjalë fyese efektivët e patrullës së përgjithshme. I riu është mbajtur në komisariat për disa orë dhe pasi ka dhënë deklarimet është lënë iu lirë së bashku me personat e tjerë.


Zyrtarë të policisë thanë se hetimet ndaj Gëzim Pezës do të zhvillohen në gjendje të lirë për akuzën e "kundërshtimit të forcave të rendit". /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori