Muajin që shkoi, ministri britanik i Drejtësisë shkaktoi një furtunë reagimesh me sugjerimet se në rastin e një Brexit-i, partneritetin e saj me Europën, Britania mund ta zëvendësonte me një marrëveshje të tregtisë së lirë me vende si Shqipëria.
Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama gjeti pasqyrim të menjëhershëm në shtypin vendas pas deklaratës për “The Times” se e kjo ishte “ca si e çuditshme” e se nuk pretendon që vendi ynë të ketë fuqinë politike dhe ekonomike për të qenë rivalë të BE-së.
Në mbështetje të tij, thotë “London Evening Standard”, ka dalë dhe Miriam González Durántez, juriste e njohur në vend dhe njëkohësisht bashkëshorte e ish-zëvendëskryeministrit, Nick Clegg.
“Sapo e dëgjova, ma përshkuan trurin imazhet e mijëra britanikëve që sulen të kontrollojnë Wikipedia-n për të parë se ku është Shqipëria”, shkruan Durantez në blogun e saj “Mum and Sons”.
Është e qartë, vazhdon ajo, se kushdo që e ka shkruar atë fjalim për ministrin, qoftë edhe ai vetë, nuk është lodhur ta bëjë një kërkim të tillë, përndryshe do e kishte kuptuar sa absurd tingëllon në vetvete komenti në fjalë.
“Shqipëria është një vend që po mundohet të bëhet pjesë e BE-së e për këtë arsye dhe po punon për të forcuar sundimin e ligjit e tranzicionin drejt një ekonomie tregu të plotë”, shkruan më tej juristja.
Durantez nuk lë sidoqoftë pa lëvduar bukuritë natyrore të vendit tonë, apo ushqimin që siç thotë, i ka lënë pa mend të afërmit e miqtë e saj që kanë ndaluar këtu dhe si për ta bërë më të besueshme të gjithën, postoi dhe një recetë të fërgesës aq të preferuar prej turistëve, shoqëruar me komentin: “Përveç fëmijës tim më të vogël, të gjithë të tjerët i dhanë pa hezitim pëlqimin e tyre kësaj pjate!”/tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa