LAJMI I FUNDIT:

Sherifi barazoi në ringun amerikan

Sherifi barazoi në ringun amerikan

Boksieri shqiptar pas gjashtë rundeve ndaj Quantis Graves sipas arbitrave nuk ka mundur të jetë fitues.

Në duelin e tij të dytë në boksin profesionist amerikan, Sevdail Sherifi nuk ka shkuar më shumë se një barazim me amerikanit, Quantis Graves.

Dueli i peshës ‘cruiser’ u zhvilluar në New York të SHBA-ve, ndërsa arbitrat atë e vlerësuan me pikët 57:57, 57:57, 56:58.

Në duelin e parë në SHBA, para 7 muajve, boksieri shqiptar kishte pësuar humbje nga Joshua Harris.


Sherifi tani ka 9 fitore (8 me nokaut), 2 humbje dhe 3 barazime, deri sa për Graves ky ishte barazimi i parë pas 9 fitoreve.

“Ndeshja mbaroj pas 6 rundeve aktive me një barazim. Por unë dhe shikuesit e panë që isha më i mirë se Graves dhe që duhej të na takon fitorja. Por gjyqtarët ishin në favor të Graves! Ju falënderoj të gjithëve për mbështetje”, ka shkruar ndër të tjera në profilin e tij në rrjetin social në internet, Facebook, Sherifi. /Tribuna/Telegrafi/