Agjencitë e shërbimeve sekrete amerikane besojnë se Koreja e Veriut e ka rritur prodhimin e karburantit të nevojshëm për armët bërthamore në disa vende sekrete të shumëfishta gjatë muajve të fundit, e ndoshta po përpiqet ta fshehë një veprimtari të tillë teksa kërkon lëshime në bisedimet mbi çështjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara.
Ky është raportimi i “NBC News”, që citon disa zyrtarë amerikanë. Në raportin e së premtes, rrjeti informativ tha se, ajo që e përshkroi si vlerësimi i fundit i shërbimeve sekrete amerikane duket se po shkon kundër pritshmërisë së shprehur nga presidenti amerikan Donald Trump, që shkroi në “Twitter” pas samitit të paprecedentë të 12 qershorit me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, se “nuk ka më kërcënim bërthamor nga Veriu komunist”.
“NBC” ka cituar 5 zyrtarë amerikanë në kushtet e anonimitetit të shprehen se gjatë muajve të fundit, Koreja e Veriut ka përshkallëzuar prodhimin e uraniumit të pasuruar për armët bërthamore, edhe pse është angazhuar në bisedime diplomatike me Shtetet e Bashkuara.
Rrjeti citon zyrtarët të thonë se vlerësimi i shërbimeve sekrete arrin në konkluzionin se Koreja e Veriut ka më shumë sesa një vend sekret bërthamor, përveç mjediseve të njohura të prodhimit në Yongbyon.
“Ka prova absolutisht të qarta se ata po përpiqen të mashtrojnë Shtetet e Bashkuara”, citohet të jetë shprehur njëri prej zyrtarëve.
Gjithsesi, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) refuzoi të komentonte raportin e “NBC”. Departamenti i Shtetit, ndërkohë, tha se nuk mund ta konfirmojë dhe as të komentojë çështjet e shërbimeve sekrete. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj gjithashtu kërkesës për komente.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Trump bën gati "listën e kuqe" - shtetasve të disa vendeve mund t’u ndalohet hyrja në SHBA

Ukraina përballet me një nga sulmet më të rënda, Zelensky: Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore e rusëve

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha
Britanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja