LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, të shtunën, me një ceremoni rasti e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë kulturore.

Në këtë manifestim ku morën pjesë përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës, ministri i Kulturës…, Valton Beqiri theksoi se Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë shënon edhe një mundësi për të ngritur vetëdijen e opinionit për mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë.

Ai nënvizoi se Ministria e Kulturës…, angazhohet me përkushtim në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie.

Beqiri gjithashtu ka theksuar se trashëgimia kulturore e Kosovës është një pasuri e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke nënvizuar se kjo trashëgimi, përkatësisht ruajta, mbrojtja dhe promovimi i saj, është dhe do të jenë një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Ai shtoi se vlerat e kësaj trashëgimie janë universale dhe si të tilla ato janë vlera të natyrshme të trashëgimisë evropiane dhe botërore.

Për rëndësinë e Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë foli edhe përfaqësuesja e Komisionit Evropian, Carole Poullaouec.

Me këtë rast, para pjesëmarrësve të këtij manifestimi u shfaq filmi dokumentar, kushtuar perlës së trashëgimisë sonë kombëtare – Ulpianës antike.

Ky film dokumentar është realizuar edhe me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës. /Telegrafi/