Në shënim të Ditës së Kushtetutës në Kosovë, qytetarët dhe njohës të çështjeve kushtetuese shprehen të lumtur për progresin që ka shënuar Kosova përgjatë viteve, porse theksojnë që e njëjta ka nevojë të rishkruhet apo të ndryshohet.
Derisa theksojnë se ky dokument ka përmbushur misionin primar, themelimin e shtetit, kërkojnë nga institucionet dhe qytetarët që mos të bëjnë shkelje karshi saj.
Në 16-vjetorin nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, qytetari, Izet Zhuja vlerëson se secili qytetarë duhet të ketë njohuri se çfarë shkruhet brenda këtij dokumenti dhe të dijë të drejtat e tij në raport me shtetin dhe anasjelltas. Ndërsa, i njëjti përmend atë që mendon se duhet të ndryshohet në Kushtetutë.
“Kushtetuta është akti më i lartë i një shteti, përshkruhen të gjitha veprimet që duhet të bëjë një shtet, drejtësia punën e vet, ekonomia, shëndetësia e të gjithë sektorët si duhet të punojnë drejt, nuk shkruhen detajisht, por me nene të caktuara, se si duhet të sillet një shoqëri. Secili qytetar duhet të dijë Kushtetutën dhe ta lexojë atë, t’i dijë të drejtat e veta në raport me shtetin dhe anasjelltas…Por, ka shumë gjëra që duhet të ndryshohen, p.sh Kushtetutën tonë nuk e kemi bërë ne, e kanë bërë perëndimorët që të na ndihmojnë të ndahemi prej Serbisë, por kanë mbetur shumë gjëra që janë të lidhura me Serbinë ende derisa të pavarësohemi, ato duhet të hiqen një ditë, por momentalisht këtë gjendje siç jemi nuk mund t’i heqim.
Që janë të parapara të drejtat e pakicave e që po i keqpërdor Lista Serbe dhe Serbia, ato duhet të hiqen, mirëpo nuk mund të hiqen derisa të vijë një gjendje normaliteti, kur gjithë qytetarët e pranojnë një Kushtetutë dhe sillen sipas saj që thuhet”, thotë Zhuja.
Qytetari tjetër, Shefki Gashi derisa këtë ditë e vlerëson si më të rëndësishmen për shtetin, kërkon nga institucionet përgjegjëse të bëjnë më shumë në këtë drejtim.
“Rendësi më të madhe nuk ka…Gëzim është për popullin, jemi çliruar prej serbëve, jemi të lirë që del, nuk ke frikë që të sulmojnë, në çdo vend flitet shqip, gjitha të mirat…01:10 Por, duhet të festohet më shumë, mirë po bëjnë, por duhet edhe më mirë, munden…Unë e festoj jashtë, pasi jetoj në Norvegji që 30 vite, atje e festojmë”, thotë Gashi.
Edhe qytetari tjetër, Izet Gashi thotë se për të festuar këtë ditë vjen çdo vit nga Zvicra në Kosovë.
“Po, e festojmë…Çdo vit vijë këtu prej Zvicrës për ditë të Kushtetutës, shkoj e kthehem serish pa probleme…01:54 S’ka asgjë tjetër më të rëndësishme se Kosova, nuk ka pas asnjëherë…Ndoshta ish dashur më shumë (të bëhet nga institucionet), por po bëjnë aq sa munden, megjithëse nuk është e varur prej institucioneve çdo gjë”, thotë Gashi.
Në anën tjetër, profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë se Kushtetua e vendit do duhet të rishkruhet. Sipas tij do duhet të shkruhej për historinë e shqiptarëve më shumë.
“Ka shumëçka. Më e rëndësishmja dhe e para çështje dhe punë që duhet bërë në ndryshim-plotësimin e Kushtetutës ka të bëjë me preambulën e saj, e cila kështu si është, është e padrejtë dhe e mangët. Aty do duhej të shkruhej për historinë e komunitetit më të madh, pra shumicës shqiptare në Kosovë dhe komuniteteve tjera, për historinë edhe të lavdishme dhe tragjike dhe të përgjakshme.
Të rëndësishme për të shkruar në preambulë, pasi nuk është e shkruar dhe pastaj është njëra prej dy pjesëve kryesore të Kushtetutës është preambula dhe pjesa normative. Tek pjesa normative ka shumëçka për të ndryshuar dhe plotësuar, dhe më së miri do ishte të rishkruhet një Kushtetutë e re”, thotë Baraliu.
I njëjti kërkon nga institucionet dhe individët që mos të shkelin Kushtetutën, pasi sipas tij, kjo po ndodhë shumë shpesh, për çfarë thotë se nuk është në të mirën e vendit.
“Institucionet në radhë të parë do duhej të bënin më tepër që mos të shkelin Kushtetutën, sepse përveç individëve personave fizik dhe juridik dhe vet qeverisjet madje, strukturat, galeritë e ndryshme të qeverisjeve e shkelin Kushtetutën, jo fort të rrallë, por relativisht shpesh.
Po ashtu ndikojnë politikisht në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Pra, në radhë të parë do duhej institucionet dhe gjithë qytetarët ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës më shumë, mos ta shkelin dhe pastaj patjetër që ka nevojë të domosdoshme imperativë që e njëjta Kushtetuta të rishkruhet ose të ndryshohet dhe plotësohet në rast se pajtohen të gjithë, sepse ka një pengesë serioze që është e drejta e vetos e komuniteteve pakicë, të cilat kanë të drejtë që të japin mendimin, dhe duhet të japin mendimin e tyre për ndryshim çfarëdo qoftë dhe plotësim të Kushtetutës”, ka përfunduar Baraliu.
Kujtojmë se, Kushtetuta e Kosovës është miratuar me 9 prill të vitit 2008, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-bashkëshorti e futi me dhunë në veturë, e kanosi dhe ofendoi – u dyshuari në Pejë dërgohet në mbajtje
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
Ambasadori Ajeti: Historike, për herë të parë votimi në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Gjermani dhe Danimarkë
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti