Një rrëshqitje e dheut ka ndodhur në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë nga një ndërtim i lartë që ndërtohet aty,
Arsim Gllogu e ka zhvendosur familjen e tij nga shtëpia në Lagjen e Muhaxherëve në Rrugën “Bedri Shala” për shkak të rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga punët që po bëhen në realizim të ndërtimeve të larta.
Ndërtimi i lartë po bëhet nga investitori “Driloni Com”.
Kjo kompani e ka hequr dheun për të mundësuar ndërtimet e bodrumeve.
Heqja e dheut, në bazë të videos së siguruar nga KALLXO.com është bërë deri në themelin e shtëpisë së Gllogut.
Në këtë sipërfaqe pritet të ndërtohet një ndërtesë banesore me afarizëm, me etazhitet 3B+P+13.
Gllogu ka thënë se askush nuk i ka marrë parasysh ankesat e tij për rrezikun që vjen nga ky ndërtim.
“Komuna i ka lejuar me u afru aq afër dhe nuk është dashur të afrohen aq shumë, sepse na ka rreziku shtëpinë tonë. Investitori nuk i ka bërë pilotat në rregull, prandaj janë shemb”, tha Gllogu për KALLXO.com.
Ai thotë se nuk ka siguri që të kthehet për të jetuar në shtëpinë e tij.
“Po na thojnë që mundemi me hy dhe me banu, mirëpo ajo shtëpi më nuk është e banueshme. Ne i kemi zhvendos familjet. I kam thirrë policinë dhe Komunën”, tha Gllogu.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Dalip Gashin, pronarin e kompanisë “N.P.N Driloni Com” nga Malisheva që është duke e bërë investimin në këtë ndërtim.
Gashi tha se dje ka ndodhur shembja e dheut dhe dëmtimi i pilotëve, mirëpo gjatë ditë kanë arritur të sanojnë dëmin. Gashi thotë se aktualisht është sanuar dëmi dhe nuk ka rrezik për shtëpitë përreth dhe se ndërtimi i ndërtesës afariste do të vazhdojë.
“Është evitu rreziku, gjendja është e mirë. Në vendin e ngjarjes kanë qenë inspektorati dhe emergjenca. Pas rrëshqitjes së dheut duhet me ju përgjigj situatës që me kthy në gjendjen e mëparshme. Nuk ka pasur arsye me ndalu punën, ata munden me e ndalu, mirëpo nuk i ndihmojë situatës”, tha Gashi.
Sali Zyba, kryeinspektori komunal i Prishtinës e ka konfirmuar për KALLXO.com rrëshqitjen e dheut në Lagjen e Muhaxherëve.
Zyba tregoi se inspektoriati ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se ka rrëshqitje të pjesshme të dheut. Tha se investitori ka intervenuar dhe është sanuar dëmi.
“I kemi thirrur policinë dhe është konstatuar se ka rrezik të përgjithshëm. Janë marrë nga inspektori dhe është stopuar përkohësisht puna. Menjëherë janë marrë masa dhe është shmangur rreziku, është mbushur ajo pjesë që ka rrëshqitur dhe ata besoj që e vazhdojnë punën prej të hënës”, tha Zyba.
Zyba konstatoi se inspektorati nuk ka vërejtje në mënyrën e punëve që janë bërë nga investitori në ndërtim të kësaj ndërtese.
“Nuk është e kontestueshme as leja, e as mënyra e punës nga investitori”, tha Zyba.
Ai deklaroi se kjo rrëshqitje nuk përbën rrezik të përgjithshëm për banorët përreth.
“I kemi thirrë policinë dhe është konstatuar se nuk ka rrezik, prandaj kemi vazhdu”, tha Zyba.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës