Shef i shërbimit te emergjencës në Ferizaj, Sefedin Fazliu që ishte mjek kujdestar sot kur ndodhi ngjarja e rëndë e shpërthimit të një bombole gazi, tha për KosovaPress se nga 13 pacientë sa janë dërguar në QKUK, tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë.
“Sot pas orës 14:00, pas shpërthimit të një bombole gazi, ka ndodhur lëndimi i rreth 42 pacientëve që kanë marrë trajtim këtu në shërbimin emergjent. 13 prej tyre pasi kanë marrë trajtimin këtu janë transferuar për Qendrën Klinike në Prishtinë ku janë më të
specializuar për trajtimin e djegieve”, tha ai.
Ai tregoi se pacientët e dërguar në Prishtinë kanë marrë lëndime të rënda dhe shkalla e djegies është mbi 30%.
“Rreth 11 pacientë i kemi shtruar në pjesën e Kirurgjisë gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, një numër prej tyre lirohen për në shtëpi. Po ashtu disa të tjerë pasi kanë marrë trajtimin janë liruar për në shtëpi”, tha ai.
Fazliu tha se nga të lënduarit që janë në Urgjencën e Ferizajt vetëm pesë do të kenë nevojë të qëndrojnë sonte në klinikë.
Shpërthimi ka ndodhur pas orës 14:00, në kohën e shërbimit të kujdestarisë, që sipas Fazliut pa mobilizimin edhe të shtëpive të shëndetit dhe ndihmës nga FSK, Policia e Kosovës dhe komunat përreth nuk do t’ia dilnin t’i trajtonin pacientet.
“Pa ndihmën e te gjithë këtyre nuk do ia dilnim meqenëse stafi është shumë i vogël për t’u ofruar të njëjtën kohë ndihmë shumë pacientëve”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare