Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden e informoi Kongresin amerikan se do të dërgonte ndihmë financiare prej dhjetë milionë dollarësh për palestinezët me qëllim promovimin e paqes me Izraelin, edhe pse konfliktet midis dy palëve janë të ndezura.
Asistenca do t’u sigurohet grupeve palestineze në Bregun Perëndimor dhe Gaza për të ndihmuar projektet e bashkëpunimit dhe pajtimit me izraelitët, transmeton Telegrafi.
Departamenti i Shtetit tha sot se kjo ndihmë financiare është pjesë e një shume shumë më të madhe prej 100 milionë dollarësh të miratuar nga administrata amerikane për palestinezët në fillim të këtij viti, duke anuluar kështu heqjen pothuajse të plotë të mbështetjes gjatë mandatit të ish-presidentit, Donald Trump.
Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar theksoi se 10 milionë dollarë do të shkojnë për të mbështetur grupe njerëzish në mënyrë që të zgjidhin ndarjet e rrënjosura në diferencat midis kombësive, feve, statusit, klasave ose përkatësisë politike në zonat e prekura nga konflikti dhe lufta, raporton ap.
Ata theksuan saktësisht se paratë do të shpenzohen kryesisht për projekte ndërkufitare midis Izraelit dhe Bregut Perëndimor dhe Gaza.
Shtetet e Bashkuara përsëritën se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve se administrata është përqendruar në përfundimin e krizës në mënyrë diplomatike.
Tetë palestinezë të tjerë u vranë në Gaza herët këtë mëngjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 139 që nga fillimi i sulmit të së hënës. Forcat izraelite kryen gati 30 sulme ajrore në Gaza midis të premtes dhe të shtunës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri